Edicioni i parë i “Peza Adventure Festival” do të mbledhë sot dhe nesër adhurues të natyrës, sporteve, lojërave dhe aktivitetit fizik. Ky festival ka në fokus promovimin e turizmit, sporteve me kuaj dhe shumë disiplinave të tjera sportive në Pezë.

Ministrja e Turizmit dhe Mjedisit, Mirela Kumbaro ftoi sot qytetarët të marrin pjesë në festivalin që promovon turizmin përmes sporteve në natyrë, nga gara me kuaj, te ecja dhe çiklizmi, por do të ketë edhe ping pong, volejboll, judo, basketboll.

Gjatë festivalit do të organizohen aktivitete të disiplinave të ndryshme sportive. Larmia e lojërave dhe garave, si dhe hapësirat e përshtatshme të zonës, mundësojnë përfshirjen e shumë pjesëmarrësve, të cilët përgjatë dy ditëve do të kalojnë kohë argëtuese me familjen apo miqtë.

Ju pëlqen!

Një vëmendje të veçantë në këtë festival do të kenë sportet me kuaj si dhe Fondacioni ‘‘Miqtë e Kuajve’’, përfaqësuar nga Arjan Rugji. Gjatë festivalit, do të kryhet një demonstrim sportiv me kalorës profesionistë, një paradë me kuaj, shëtitje me kuaj në natyrë si dhe certifikimi i disa kalorësve të spikatur.

Të ftuar do të jenë sportistë të suksesshëm dhe kampionë nga disiplina të ndryshme sportive, si Klodiana Shala, Deborah Keci, Alban Beqiri, Denis Nurja, Juirdo Cani,etj. / atsh /

Mekuli Press është në prag të mbylljes. Vetëfinancohemi! Kemi shumë nevojë për mbështetjen tënde, i dashur lexues. NDIHMONA sot me vetëm 1 Euro!