“Raportuesen e Parlamentit Evropian për Kosovë Viola von Cramon askush se ka autorizuar që të përzihet në dialogun mes Beogradit dhe Prishtinës dhe të shpreh qëndrime rreth asaj a duhet që dikush që ndryshojë Kushtetutën apo jo”, shkruan “Kurir”.

“Është e pabesueshme se si Parlamenti Evropian toleron raportuesen e saj për Kosovë, që të paraqitet hapur si lobuese e përfaqësuesve më ekstrem politik shqiptar”, tha Petkoviç.

Sipas tij, “ajo do të duhej që si raportuese e Parlamentit të raportonte për devijimet e ndryshme shoqërore edhe politike, sulmet në të drejtat e njeriut ndaj banorëve joshqiptarë, korrupsionin, krimin dhe jo të rëndojë realizimin e marrëveshjeve të arritura me ndërmjetësimin e BE-së”.

Ju pëlqen!

Petkoviç porosit se “Prishtina është e obliguar të respektojë marrëveshjet e nënshkruara në Bruksel dhe aktet e veta juridike në harmoni me marrëveshjet për Asociacionin që ajo të ketë të gjitha kompetencat e definuara”.

“Por, zonja von Cramon mendon se mosrespektimi i marrëveshjes është evropiane dhe sjellje demokratike, kjo flet shumë për të, por edhe institucionin që i takon dhe e cila i lejon që me honorar të lobojë për separatistët shqiptarë në Prishtinë”, përfundoi Petkoviç.

Lexo po ashtu:  Si duhet të hani fruta kur jeni në dietë?
MekuliPress është në prag të mbylljes. Kemi shumë nevojë për mbështetjen tënde, i dashur lexues. NDIHMO sot median e pavarur dhe origjinalitetin e MekuliPress. Dhuro SOT, të paktën, edhe 1 Euro! Faleminderit!