Soccer Football - Champions League - Group E - Napoli v Genk - Stadio San Paolo, Naples, Italy - December 10, 2019 Napoli coach Carlo Ancelotti reacts REUTERS/Ciro De Luca
 

Legjenda e Arsenalit, Emmanuel Petit thotë se klubi nuk duhet të vonojë kur bëhet fjalë për emërimin e Carlo Ancelotti si menaxherin e tyre të radhës.

Arsenali shkarkoi para disa javësh Unai Emeryn nga detyra e trajnerin dhe Freddie Ljungberg erdhi si zëvendësim i përkohshëm.

Drejtuesit e klubit janë në kërkim të një trajneri të ri dhe Petit e ka këshilluar ish-klubin e tij që ta marr italianin Ancelotti, i cili u shkarkua nga Napoli.

Ju pëlqen!

“Ancelotti do të ishte, tani, përgjigjja perfekte për Arsenalin. Është shumë e rrallë të shohësh një menaxher të madh si ai duke u larguar nga puna në mes të sezonit”, ka thënë fillimisht Petit për Mirror.

“Është një rastësi dhe ndonjëherë fati përpiqet t’ju tregojë rrugën për të shkuar dhe ju duhet të jeni të hapur për të”.

“Ai është një nga menaxherët më të mirë në botë, ai është në dispozicion dhe është në treg”.

“E di që ai është në bisedime edhe me Evertonin, por jam shumë i sigurt, nëse Arsenali bën një punë të mirë, ai do të ishte më shumë se i lumtur të ishte menaxher i Arsenalit”.

“Situata është përkeqësuar dhe përkeqësuar, sezon pas sezonit, kështu që ju duhet një menaxher me të vërtetë i madh për të trajtuar situatën tani”.

“Dhe, për momentin, i vetmi në treg dhe i disponueshëm është Ancelotti. Kudo ku shkoi, Ancelotti pati sukses, përveç me Napolin”, përfundoi legjenda franceze. 

Ndoshta ju pëlqen!/MekuliPress/ Ndaje artikullin me familjen dhe miqtë tuaj. MekuliPress mbetet e pandikuar nga partitë politike! FOTO: No copyright infringement is intended.