Pranvera e vitit 1999 ishte një kohë e zënë për Peter Handken, shkrimtarin kundërthënës austriak që muajin e kaluar fitoi çmimin “Nobel” për letërsi.

Asokohe Handke veçse ishte kritikuar për libra të ndryshëm që vlerësoheshin si mohim i gjenocidit serb ndaj myslimanëve në Bosnjë. Por pasi Shtetet e Bashkuara dhe aleatët filluan fushatën e bombardimeve ndaj caqeve serbe më 25 mars, Handke u zhyt edhe më thellë në politikën e luftës duke udhëtuar në Beograd për të shprehur solidaritetin me vendin e izoluar dhe të fortin e tij, Slobodan Milosheviq.

“Vendi im është në Serbi nëse kriminelët e NATO-s bombardojnë”, kishte thënë Handke.

Ju pëlqen!

Fushata 78-ditëshe, që gjakonte të dëbonte ushtrinë e Milosheviqit jashtë Kosovës, përfundoi më 9 qershor, e njëjta ditë kur Handke ndodhej në Vjenë për përurimin e dramës së tij më të re, një kritikë me një tis të hollë për gjyqet e krimeve të luftës që po mbaheshin kundër disa serbëve, përfshirë edhe Milosheviqin. Këto ishin kohë tejet të polarizuara për Handken, dhe derisa pikëpamjet e tij proserbe njiheshin atëbotë, një kapitull i jetës së tij po shpleksej e që nuk është publikuar deri më sot.

Më 15 qershor 1999, më pak se një javë pas përurimit të dramës së tij mbi krimet e luftës, Handke fitoi pasaportë jugosllave nga Ambasada jugosllave në Vjenë. Sipas ligjit të kohës në Jugosllavi – që përbëhej prej dy republikave, Serbisë dhe Malit të Zi shumë më të vogël – pasaportat u lëshoheshin vetëm qytetarëve jugosllavë. Nuk është e mundur të përcaktohet nga faqet e qasshme të pasaportës së Handkes nëse ai kishte marrë edhe shtetësinë jugosllave krahas asaj austriake, paçka se pasaporta shkruan “jugosllav” te “shtetësia”.

MekuliPress është në prag të mbylljes. MBËSHTETE SOT GAZETARINË E PAVARUR DHE ORIGJINALITETIN E MEKULIPRESS. Kemi shumë nevojë për mbështetjen tënde, i dashur lexues. NA NDIHMO sot të paktën edhe me 1 Euro!