Deputeti i Bundestagut gjerman, Peter Beyer është zgjedhur raportues i Kosovës në Këshillin e Evropës.

Gjatë votimit të sotëm në Komitetin për Politikë të Jashtme dhe Demokraci të Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Evropës ai fitoi me 33 vota kundrejt Kondratyev që mori 6 sish

Kandidimi i Aleksey Kondratyev me prejardhje ruse, kishte ngjallur reagime të shumta. Instituti i Prishtinës për Studime Politike-PIPS gjatë ditës së djeshme kathënë se mbi 40 organizata të shoqërisë civile kosovare kanë përkrahur letrën e dërguar Këshillit të Evropës, Asamblesë Parlamentare dhe Komitetit për Çështje Politike, duke i bërë thirrje për të parandaluar përzgjedhjen e delegatit rus të Asamblesë Parlamentare, Alexey Kondratyev në pozitën e raportuesit për Kosovën.

Ndoshta ju pëlqen!
Loading...

Ndërsa, për zgjedhjen e Peter Beyer-it ka pasur urime të shumta, të cilët kanë vlerësuar si hap pozitiv zgjedhjen e tij.

Instituti i Prishtinës për Studime Politike (PIPS),  kanë shkruar se vlerësojnë këtë hap që do të shërbejë për të forcuar të drejtat e njeriut.

Ndoshta ju pëlqen!/MekuliPress/ Nëse keni shijuar këtë artikull, ndajeni atë me familjen dhe miqtë tuaj! MekuliPress mbetet e pandikuar nga partitë politike. Na ndihmoni!
Loading...