Raportuesi për Kosovën në Asamblenë Parlamentare të Këshillit të Europës, Peter Beyer, e ka mbështetur diplomatin gjerman, Wolfgang Ishinger, i cili kërkoi liberalizim të vizave për Kosovën.

“Shumë e vërtetë! Populli i Kosovës meriton të trajtohet në mënyrë të drejtë dhe të besueshme. Ishinger ka absulutisht të drejtë. Nuk ka më justifikime të urryera. Liberalizimi i vizave tani!”, ka thënë ai duke e shpërndarë postimin e mëhershëm të Ishinger në Tëitter.

Po ashtu, edhe Raportuesja për Kosovën në PE, Viola von Cramon, e bëri të njëjtën kërkesë drejtuar liderëve të shteteve anëtare të BE’së duke u kërkuar lëvizje të lirë për Kosovën.

MekuliPress është në prag të mbylljes. MBËSHTETE SOT GAZETARINË E PAVARUR DHE ORIGJINALITETIN E MEKULIPRESS. Kemi shumë nevojë për mbështetjen tënde, i dashur lexues. NA NDIHMO sot, të paktën edhe me 1 Euro!