Peshqiri që mbante mbi supe Kobe Bryant gjatë fjalimit të tij të lamtumirës, pas ndeshjes së tij të fundit në NBA, u shit për mbi 33 000 dollarë në një ankand në internet.

Kur “ylli” i Lakers e përfundoi fjalimin e tij, në “Staples Center” të Los Angelesit, në momentin që po dilte nga parketi, një tifoz i tërhoqi peshqirin për ta patur si kujtim. Në fakt, ky “suvenir” është shitur disa herë.

Oferta fituese për atë peshqir, së bashku me dy bileta nga ai takim i 13 prillit 2016, ishte saktësisht 33 077 16 dollarë.

Kobe Bryant shënoi atë natë 60 pikë në fitoren 101-96 të Lakers ndaj Utah Jazz.

Jeff Woolf, presidenti i ankandeve Iconic, i tha CNN se blerësi njihet si koleksionisti më i madh i suvenirëve të Lakers në të gjithë botën.

“Ai është një tifoz i përkushtuar i Lakers,” – tha Woolf. – “Plani i tij afatgjatë është të krijojë një muze në Kaliforninë Jugore.”

Woolf vuri në dukje se i njëjti ofertues, më parë, harxhoi 30 000 dollarë për një libër nga shkolla e mesme e Bryant.

Bryant, 41 vjeç, vajza e tij 13-vjeçare, Gianna dhe shtatë persona të tjerë humbën jetën pasi rrëzimit të helikopterit me të cilin udhëtonin më 26 janar, në Calabasas të Kalifornisë.