Episodi i një përplasjeje mes një pronari të një restoranti dhe një grupi turistësh spanjollë është bërë publike, duke treguar një tjetër anë të turizmit shqiptar. Pamjet janë aspak të këndshme pasi në video duket pronari i lokalit që kacaviret në xhamin e parë të furgonit duke e goditur atë. Furgoni ka ecur për rreth 3 km në këtë situatë, ku pasojat mund të ishin fatale. Një pamje aspak e denjë për në pikun e sezonit turistik që me siguri do bëjë xhiron e mediave të huaja.

Policia e Sarandës njoftoi se në bashkëpunim me Policinë e Himarës, pas hetimeve të kryera në lidhje me konfliktin e dy ditëve më parë në një lokal të Porto Palermos kanë bërë të mundur arrestimin në flagrancë të 51-vjeçarit pasi ditën enjte, në lokalin e tij ka kanosur me fjalë një grup turistësh spanjollë për motive të dobëta.