Të dyja gjinitë janë të prekura nga sëmundjet e zemrës për shkak të arsyeve të ndryshme që lidhen me një mënyrë jetese të caktuar.

Megjithatë, ka shumë shenja dhe paralajmërime që na informojnë për problemet e zemrës dhe ju duhet të jeni më të vëmendshëm.

Bright Side ka mbledhur 5 sinjale shumë të zakonshme që lidhjen me sëmundjet e zemrës. Bëni mirë të mos i neglizhoni:

Dhimbje që përhapet në krah

Shumë meshkuj përjetojnë dhimbje në krahun e majtë, ndërsa gratë përjetojnë të njëjtën dhimbje në të dy krahët. Disa gra kanë thënë gjithashtu se përjetuan një dhimbje të pazakontë në bërryl para se të kishin një atak në zemër. Kjo ndodh për shkak se dhimbja nga zemra juaj shkon në palcën kurrizore ku shumë nerva të trupit tuaj janë të lidhura dhe truri hutohet dhe mendon se keni dhimbje në krah, kur në të vërtetë nuk ndodh kështu.

Kollitja

Kollitja mund të vijë nga çështje të ndryshme dhe mund të jetë gjithashtu shenjë e sëmundjeve kardiovaskulare. Kollitja e vazhdueshme që prodhon një lëng të kuqërremtë që përmban gjak është shumë e zakonshme kur keni probleme me zemrën.

Nivele ekstreme dhe të pazakonta të ankthit

Disa studime kanë treguar se njerëzit që vuajnë nga ankthi ekstrem në moshë të re në jetën e tyre, janë të prirur të vuajnë nga sëmundjet e zemrës. Ankthi mund të shkaktohet nga mënyra jetese shumë stresuese ose çrregullime të ndryshme. Disa nga efektet e ankthit në zemrën tuaj përfshijnë tahikardinë, presionin e lartë të gjakut dhe uljen e ritmit të zemrës.

Këmbët e fryra

Kur zemra juaj nuk po pompon mirë, lëngu nga enët e gjakut rrjedh në indet rreth këmbëve dhe ato vuajnë shumë për shkak të gravitetit. Kjo quhet edemë periferike dhe shumë njerëz që e kanë atë nuk kanë sëmundje të zemrës. Por gjithsesi, kjo është një simptomë shumë e zakonshme në mesin e pacientëve të sëmurë me zemër dhe ju duhet t’i kushtoni vëmendje.

Mungesa e oreksit dhe ndjenja e përzierjes

Shumë pacientë që vuajnë nga sëmundjet e zemrës tregojnë një mungesë oreksi dhe kanë të përziera, edhe nëse kanë ngrënë shumë pak. Arsyeja për këtë është rritja e lëngjeve rreth mëlçisë dhe zorrët që ndërhyjnë për tretje. Këto simptoma zakonisht ndiqen nga dhimbja abdominale dhe nëse i përjetoni të gjithë së bashku, duhet të vizitoni menjëherë mjekun tuaj. 

/MekuliPress/ Nëse e keni shijuar këtë artikull, ndajeni atë me familjen dhe miqtë tuaj! MekuliPress mbetet e pandikuar nga partitë politike.
Loading...
[wpedon id=16879]