Kur ka grevë të arsimtarëve, ka edhe dilema se si të organizohet koha e fëmijëve në mënyrë që të mësojnë diçka.

Greva po vazhdon, bora s’ka të ndalur dhe organizata TOKA po ofron sugjerime se si të shpenzoni kohën tuaj në pesë mënyra zbavitëse, por edhe edukative.

Jehona Gjurgjeala, drejtoreshë ekzekutive në organizatën “Toka” ka treguar për gjithë ata që po i mbikëqyrin fëmijët se si t’i kalojnë këto ditë greve.

Ju pëlqen!

Këshilla e parë që na jep “TOKA” është të eksperimentojmë mësimet nga lënda e fizikës dhe kimisë duke përdorur materialet e gjetshme në ambientet shtëpiake.#

Në këtë link mund të gjeni gjithçka që iu nevojitet për të realizuar aktivitete zbavitëse-edukative në ngohtësinë e shtëpisë suaj.

Për fëmijët e apasionuar me shkencat e natyrës, në këtë link mund të gjeni demonstrimin e 4 eksperimenteve nga lënda e fizikës dhe kimisë në gjuhën shqipe, të cilat me pak materiale shtëpiake mund të realizohen edhe në ambientet e shtëpisë suaj.

Ofertë speciale falas për prindërit super-entuziastë!

Për më shumë aktivitete interesante dhe edukative, TOKA ofron mundësinë e regjistrimit në Databazën e Aktiviteteve për Edukim, me më shumë se 200 aktivitete që zhvillojnë shkathtësi dhe kompetenca të ndryshme. Klikoni këtu për t’u bërë pjesë e kësaj platforme. Kjo mundësi është e hapur deri në fund të grevës, andaj nxitoni.#LEXO!

A e dini se shumë studime kanë dëshmuar se leximi është çelësi i suksesit? Leximi që nga mosha e hershme zhvillon teë fëmijët aftësitë e kuptimit të informatave, vëmendjen, kujtesën afatshkurtë dhe afatgjatë, imagjinatën e shumë aftësi të tjera. TOKA mori rekomandime nga prindërit dhe libraritë për 10 librat më interesant për fëmijët tuaj:

  • Maçoku me kapele doku” nga Dr. Seuss për fëmijë mbi 4 vjet
  • Matilda” nga Roald Dahl për fëmijë mbi 6 vjet
  • Harri Poter dhe Guri Filozofal” nga J.K. Roëling për fëmijë 7-9 vjet
  • Rrjeta e Sharlotës” nga E.B. Ëhite për fëmijë 8-10 vjet
  • Princi i vogël” nga Antoine de Saint-Exupery për fëmijë mbi 10 vjet
  • Hobiti” nga J.R.R. Tolkien për fëmijë 10-12 vjet
  • Kryezoti i unazave” nga J.R.R. Tolkien për fëmijë mbi 12 vjet
  • Hajdutja e librave” nga Markus Zuzak për fëmijë mbi 13 vjet
  • Lojërat e urisë” nga Suzanne Collins për fëmijë 14-16 vjet
  • Ne jemi pafundësi” nga Stephen Chbosky për fëmijë mbi 16 vjet

Nëse fëmija juaj ështe adhurues i videove, apo kupton më mirë përmes shqisës së të parit, më poshtë gjeni një listë të disa videove informuese në shqip:

  • Tema e demokracisë e shtjelluar nga vetë fëmijët: VIDEO
  • Tema e shkencës, teknologjisë dhe shkencave sociale në formë të animuar, të punuara nga Videosinteza;
  • Videot më të mira edukative ndërkombëtare, të përzgjedhura dhe të përkthyera në shqip nga portali ZGJOI.

#AKTIVIZOHU

Të gjithë ju të cilët dëshironi të përjetoni një aventurë të vogël kulturore, atëherë bashkangjjituni në një rrugëtim të veçantë në disa nga institucionet tona kulturore.

©MekuliPress/ Ndaje artikullin me familjen dhe miqtë tuaj. MekuliPress mbetet e pandikuar nga partitë politike. FOTO: No copyright infringement is intended.