Ylli kosovar pritet të largohet nga Werder Bremeni këtë verë dhe atë e duan edhe klubet gjermane e ato italiane Milot Rashica është bërë objektiv i klubeve të rëndësishme evropiane, shkruan Gazeta Express. Ylli kosovar do të largohet nga Werder Bremeni dhe është në kërkim të klubit të ri. Mediat britanike raportojnë se 24 vjeçarin e duan pesë klube të Premierligës.

“Sky Sports” njofton se Liverpooli, Aston Villa, Wolverhamptoni, West Hami dhe Brightoni e pëlqejnë përfaqësuesin kosovar. Ndërkohë, klubet angleze duhet ta mposhtin konkurrencën e klubeve italiane dhe atyre gjermane, që po ashtu e duan ish-futbollistin e Vushtrrisë dhe të Vitesses. Në Itali, Rashicën e pëlqejnë Milani, Napoli e Lazio, e në Gjermani, Leipzigu, Borussia Dortmundi dhe Hertha Berlini. Rashica i ka realizuar 11 gola dhe i ka bërë 8 asistime këtë edicion me Werder Bremenin.

Ai ka kontratë me klubin gjerman deri në vitin 2022, por largimi i tij duket të jetë i pashmangshëm. Werderi i kërkon 25 milionë euro për kartonin e Rashicës. Ai i ka realizuar 11 gola dhe i ka bërë 8 asistime këtë sezon me ekipin gjerman.

Ndoshta ju pëlqen!/MekuliPress/ Nëse keni shijuar këtë artikull, ndajeni atë me familjen dhe miqtë tuaj! MekuliPress mbetet e pandikuar nga partitë politike!