Më 25 gusht 1900, lindi Prof. Hasan Ceka, njeriu i cili konsdierohet si themeluesi i arkeologjisë shqiptare.

Nëntoka jonë mban kushedi edhe sa e sa dëshmi të tjera për paraardhësit tanë, e ajo që është zbuluar deri më tani është falë punës së palodhur e plot përkushtim të arkeologëve tanë. Andaj në ditën e tij të lindjes, kujtojmë njeriun që për më shumë se gjysmë shekulli ju kushtua tërësisht kërkimeve e studimeve për arkeologjinë shqiptare.

Hasan Ceka studioi në Vjenë ku u dallua si student i shkëlqyer. Pas kthimit në Shqipëri, në vitin 1930, punoi në Bibliotekën Kombëtare, krijoi një koleksion arkeologjik, të cilin edhe sot e trashëgon Biblioteka e Institutit të Arkeologjisë, ndërsa ka përfaqësuar Shqipërinë pranë misioneve të huaja arkeologjike në Apolloni e Butrint.

Ju pëlqen!

Në vitin 1947 drejtoi ekspeditën e parë arkeologjike në Apolloni si dhe punën për krijimin e Muzeut Arkeologjik Etnografik në Tiranë. Në 1956-të kthehet në Apolloni për t’ia kushtuar qytetit antik tërë veprimtarinë e tij kërkimore e studimore. Cekës i takon merita e zbulimit të një kompleksi arkitektonik në afërsi të ndërtesës së Agonoteteve, e nimfeut të qytetit dhe e shumë veprave të tjera. Prof. Ceka u nda nga jeta më 2 nëntor 1998.

©MekuliPress/ Ndaje artikullin me familjen dhe miqtë tuaj. MekuliPress mbetet e pandikuar nga partitë politike. FOTO: No copyright infringement is intended.