Ndoshta në mëngjes nuk ka asgjë më të vështirë se ngritja nga shtrati ynë i rehatshëm.

Për disa njerëz ky veprim është më i ndërlikuari dhe vetëm pasi e kanë shtyrë alarmin kushedi sa herë ata mund të dalin nga mbulesat.

Zakonisht këta individë etiketohen me shaka si “gjumashë” nga familja dhe miqtë.

Në përgjithësi, njerëzit që bëjnë mundime të madha për të lënë shtratin e tyre në mëngjes, janë etiketuar si “dembelë”.

Ky koncept, i pranuar universalisht ka ardhur koha që të vihet në dyshim nga një studim i fundit britanik i kryer nga psikologu Satoshi Kanazawa dhe Kaja Perina, të cilët kanë kryer një studim të sjelljes tek ata njerëz që konsiderohen si dembelë.

Rezultatet, të cilat përmbajnë disa rreshta vërtetë befasues, kanë treguar se njerëzit të cilët e kanë të vështirë zgjimin në mëngjes krahasuar me të tjerët, në kundërshtim me atë që ju mund të mendoni, ata kanë personalitete shumë krijuese, argëtues, të lumtur, si edhe shumë të zgjuar.

Studimi u zhvillua në 1299 vullnetarë të mësuar të flinin nga ora 23 deri në orën 8. Midis këtyre individëve ishin njerëz të suksesshëm në botën e biznesit me një status të lartë shoqëror, burime të mira financiare dhe një punë të kënaqshme ose veprimtari ekonomike. Natyrisht edhe për shkak të këtyre arsyeve vullnetarët u treguan të gatshëm për ta provuar një gjë të tillë!

Për vite të tëra, orët e alarmit, orët me funksione alarmi u përdorën në telefonat e mençur moderne që nuk pushojnë të bien derisa të fiken.

Pavarësisht kalimit të viteve, teknologjitë dhe pajisjet me të cilat “dembelët” vazhdojnë të luftojnë çdo mëngjes, dhe duke pasur parasysh rezultatet e këtij hulumtimi ndoshta vuajtja e tyre për t’u shkëputur nga ngrohtësia e çarçafëve do të bëhet edhe më e madhe!

Natyrisht, si me çdo veprimtari tjetër në botë, edhe gjumi i tepërt mund të jetë i keq për shëndetin tuaj: sipas të njëjtit studim: fjetja për më shumë se 12 orë eventualisht mund ta dërrmojë trupin tonë.