Një viktimë myslimane përshëndeti terroristin, ndërkohë që ai marshoi drejt xhamisë në Zelandën e Re me armë, duke lënë të vdekur rreth 49 njerëz dhe duke plagosur dhjetra të tjerë. 

Sulmuesi i njohur si Brenton Tarrant hyri në xhaminë Al Noor në Christchurch për të vrarë 41 njerëz, ndërkohë që adhuruesit po i bënin lutjet e tyre të premten pasdite.

Videoja e tij e publikuar në Facebook, kapi një prej viktimave të tij të parë – i cili mbase tani është i vdekur – duke e mirëpritur atë me fjalët, “Përshëndetje vëlla”.

Shpërndaje dhe Pëlqeje MekuliPress

Ju pëlqen!

Ky besimtar është përshëndetur për aktin e tij të pabesueshëm të përkushtimit të guximshëm, ndërsa tregoi dhembshuri islame, madje edhe kur u përball me fuqinë e një pushke gjysmë automatike.

Terroristi supremacist i bardhë, i cili filmoi aktin makabër, është një nga katër personat e arrestuar mbi sulmet  në dy xhami  që lanë 49  persona të vdekur dhe 48 të  tjerë lënduar në ‘ditën më të errët’ të Zelandës së Re.

Ai sulmoi xhaminë Al Noor rreth orës 1.45, duke hapur zjarr me një pushkë gjysmë automatike në drejtim të mbi 100 besimtarëve  të pambrojtur që po kryenin lutjet.  /MekuliPress.com/ 
Shpërndaje dhe Pëlqeje MekuliPress

Mekuli Press është në prag të mbylljes. Kemi nevojë për mbështetjen tënde, i dashur lexues. Na ndihmo sot edhe me vetëm 1 Euro! - FOTO: No copyright infringement is intended.