Kosova nuk do të ketë nevojë për ndërprerjen e energjisë elektrike me qëllim kursimin. Një gjë të tillë e konfirmoi pasditen e sotme Ministria e Ekonomisë në Kosovë, e cila bëri me dije se është rikthyer furnizimi i rregullt me energji elektrike.

E gjithë kjo u arrit falë bashkëpunimit të Korporatës Energjetike të Kosovës (KEK) dhe Korporatës Elektroenergjitike të Shqipërisë (KESH), ku është arritur që të evitohen reduktimet që nga ora 14:00 dhe të vazhdojë furnizimi i rregullt me energji elektrike.

Më herët u njoftua nga Kompania Kosovare për Shpërndarjen e Energjisë Elektrike se nga sot qytetarët e Kosovës do të përballen me reduktimin e energjisë elektrike. Sipas KEDS-it, reduktimet do të nisnin nga ora 08:00 dhe konsumatorët do të kishin gjashtë orë energji elektrike dhe dy orë reduktime.

https://www.facebook.com/MinistriaeEkonomise/posts/371138568534033