Richard Grenell ka disa ditë që nuk po i çkapet Albin Kurtit. Grenell në depresion të thellë pas suksesit historik të Kurtit në zgjedhjet nacionale, shprehet se komuniteti ndërkombëtar nuk e ka bërë gjithë atë investim në Kosovë që të dalë dikush e ta shpërbëjë më pas atë, duke iu referuar Albin Kurtit.

“Komuniteti ndërkombëtar nuk ka investuar aq shumë në shtetin e Kosovës që Albin Kurti të vijë e ta shpërbëjë atë”, ka shkruar Grenell.

Më pas ai ka thënë se “populli i Kosovës meriton liri dhe të ardhme” dhe ka pyetur se “pse një lider do të dëshironte ta shpërbënte Kosovën”.

Në disa reagime të mëhershme Grenell e ka cilësuar Kurtin si një anti-amerikan që ka qenë kundër secilës administratë amerikane duke filluar nga Bill Clinton