Se të desha vetë,
Dhe t’u qasa vetë,
Dhe të putha vetë-
Prandaj.

Dhe të humba larg,
Dhe të ndoqa larg,
Dhe të gjeta larg-
Prandaj.

Se të desha prapë,
Dhe t’u qasa prapë,
Dhe të putha prapë-
Prandaj.

Ju pëlqen!

Dhe të humba vashë,
Dhe të ndoqa vashë,
Dhe s’të gjeta vashë-
Prandaj.

Se të gjeta grua,
Dhe të desha grua,
Dhe të putha grua-
Prandaj.

Dhe s’më flet përhera,
Dhe s’më nqas përhera,
Dhe më plas përhera-
Prandaj.

O, prandaj të dua,
Prandaj vashë-e grua,
Fshehtësi për mua-
Prandaj.”

– Lasgush Poradeci /MekuliPress/ Nëse e keni shijuar këtë artikull, ndajeni atë me familjen dhe miqtë tuaj!

MekuliPress është në prag të mbylljes. MBËSHTETE SOT GAZETARINË E PAVARUR DHE ORIGJINALITETIN E MEKULIPRESS. Kemi shumë nevojë për mbështetjen tënde, i dashur lexues. NA NDIHMO sot, të paktën edhe me 1 Euro!