Gëzim Mekuli

Ky është Edward Said duke hedhur gurin simbolik me rastin e vizitës së tij në Lebanonin jugor, i sapocliruar nga okupimi 18 vjecar izraelit.

Është ky profesori i Columbia University, intelektuali i madh, filozofi, kritiku, qytetari amerikan, i biri i veteranit ushtarak, themeluesi i fushës akademike të studimeve postkoloniale, autori i shumë librave të pavdekshëm kritik, politik, sociologjik e filozofik, i cili u sulmua dhe u kritikua nga spin doctorë, retorikas , intelektualë, filozofë, media e politikanë të shumtë të Kohës, por edhe u mbështet edhe më fort nga bota me dinjitet dhe me kredon morale.

Fatbardhësisht akademiku Edvard Said dëshmoj, dhe i spjegoj botës, se gjuajtja e gurit ishte vetëm “akt simbolik i gëzimit të përfundimit të një okupimi” e asgjë, agjë tjetër.

Profesoi Said mbeti i nderuar dhe i respektuar nga bota e shkencës dhe e politikës humane. Edward Said, sot, më kujton fatin e Albin Kurtit, i cili me simbolikën dhe veprën e tij dëshmoj se është humanisiti e demokrati me përmasa jo vetëm kombëtare por edhe planetare.

Të nderuar lexues,
Në Norvegji kemi poetin e madh kombëtar, të dashur nga populli dhe elita norvegjeze, Knut Hamsun, i cili, ndër tjerash, i shkruante Adolf Hitler: “Unë të admiroj”! Dhe jo vetëm kaq. Ai, së bashku bashku me gruan Marie, me 18 Mai 1943, vizitojnë ministrin e propagandës së Hitlerit, Joseph Göbels, në vilën e tij në Berlin.
Pas vizitës, poeti i madh vendosi për t’ja dhuruar Göbelsit nderin më të lakmuar, që ai e kishte marrë në jetën e tij; Medaljen e artë të cmimit Nobel për letërsi me gjithë diplomë.
Ministri i Hitlerit e priti me ngrohtësi dhe me përzemërsi shkrimtarin e madh. Pas vizitës Göbelsi shprehet; “Kjo vizitë ishte një nga ngjarjet më të rëndësishme në jetën time”. “Kur Hamsun më pa për herë të parë, sytë e tij ju mbushën me lot,” shënon Göbels në ditarin e tij.
Para zgjedhjeve parlamentare, në vitin 1936, shkrimtari mbështeti, pa rezervë, udhëheqësin Vidkun Quisling, bashkëpunëtorin dhe ideologun e Adolf Hitlerit. “Po të kisha dhjetë vota, atij, të gjitha do ja kisha dhënë”, shënon shkrimtari i madh norvegjez e botëror në ditarin e tij, Knut Hamsun.

Me 7 mai 1945, në gazetën e kontrolluar nga nazistët, si nekrolog e me dhimbje përkujton Adolf Hitlerin dhe, e vlerëson si një burrë e si një patriot të madh të njerëzimit. Ja se çfarë shkruan, ndër tjerash, për kriminelin, fituesi i çmimit nobel, shkrimatari dhe eseisiti i madh i kombit norvegjez dhe i njerëzimit, Knut Hamsun: “Ai ishte një luftëtar, një luftëtar për njerëzimin dhe një predikues për të drejtën e të gjitha kombeve. Ai ishte i një karakteri të reformuar, i rangut më të lartë, …” ”…ne, ndjekësit e tij të ngushtë, përulim, tani, kokat tona në vdekjen e tij.

Përse ngatërrohet Edward Said, Knut Hamsun dhe Albin Kurti me dështakun Grenell?
Edward Said është një ndër filozofët më të mëdhenjë botërorë që la gjurmë të pavdekshme neë shkencat sociale, në retorik,e politikë e media. Edhe Knut Hamsun, sot, është një nga romancierët më të mëdhenj të Norvegjisë dhe jashtë saj. Është ky, një figurë e rëndësishme e neo – romantizmit dhe stilisti i letrave më me ndikim në periudhën midis dy luftërave botërore. Romani i tijë (1890), “sult” (uria), mund të shihet edhe si një prodhim pionier në letërsinë e modernizmit evropian. Hamsun në vitin 1920 fitoi Çmimin Nobel për letërsi. Hamsun është, gjithashtu, një intelektual i diskutueshëm: Ai kishte raporte tej miqësore me kreun më të lartë të nazizmit gjerman dhe, hapur, kishte mbështetur dhe përkrahur pushtimin gjerman të Norvegjisë.
Por, pavarësisht nga kjo, Knut Hamsun, sot, ka një vlerësim të lartë tek kombi norvegjez, jo për përkrahjen dhe mbështetjen që ky i dha nazizmit gjerman dhe pushtimit gjerman ne Norvegji, por për shkak të vlerave të mëdha artistike e letrare që ky shkrimtar i la kombit norvegjez. Knut Hamsun është ikona e identitetit norvegjez. Është i nderuar, i dashur e i pazëvëndësuar. Norvegjezët e ruajtën, gazetaria e pastroj, bota intelektuale e arsyetoj dhe “e kuptoj” orientimin e tij të mbrapsht politik.
Ju pëlqen!

Si do t’ia bëjë Grenelli i shkretë me norvegjezët, me shqiptarët e me amerikanët që nuk po i përjashtojnë nga publikja, nga akademia e nga elita Edward Said dhe Knut Hamsun?

Të dashur lexues,
Retorika e Grenellit të kujton propagandën e ultë të Slobodan Millosheviqit. As Millosheviq, as Rusia, e as sunduesit e pasluftës në Kosovë, nuk u morrën me kaq intenzitet kundër personit Albin Kurti. Ky fakt, kjo e vërtetë, të jep shpresë e të frymëzon, të shtynë të mendosh se sa i madh, sa i dashur, sa kreativ, sa pragmatist, sa demokrat e sa i afërt me vlerat e demokracisë amerikane është Kryeminsitri në ardhje, Albin Kurti!
Edward Said duke hedhur gurin si simbolikë për clirimin e Lebanonit jugor
Edward Said duke hedhur gurin si simbolikë për clirimin e Lebanonit jugor
Knut Hamsun dhe letra e tij derguar nazistit Hitler
Knut Hamsun dhe letra e tij derguar nazistit Hitler
©MekuliPress/ Ndaje artikullin me familjen dhe miqtë tuaj. MekuliPress mbetet e pandikuar nga partitë politike. FOTO: No copyright infringement is intended.