Shkruan: Martha Sullivan

Përse një burrë, vazhdon ti fshehë ndjenjat e veta, duke filluar që nga mosha e re, në një marrdhënie ose në jetën e përditshme?

Një gjë është e sigurt se shumë njerëzve, ose thënë më mirë shumë burrave, ndjenjat dhe emocionet u duken të frikshme.

Për dallim nga gratë, kapaciteti i një burri për ndjenja dhe shprehje e emocioneve të tij, janë plotësisht të ndryshme ose thjesht nuk ekzistojnë.

Kjo është njëra ndër arsyet se përse pjesa më e madhe e burrave janë të paaftë për t’i shfaqur ndjenjat e vërteta dhe për t’i ruajtur marrdhëniet me të dashurit e tyre.

Për ta kuptuar se përse burrat i fshehin ndjenjat e veta, duhet të kthehemi pas në pikën kur ata ishin ende të ri, sepse atje qëndrojnë edhe rrënjët e problemit.

Që nga mosha e re, djemëve u mësohet të jenë të sigurt në vetëvete dhe t’i fshehin të gjitha pasiguritë sepse secila krijesë njerëzore është familjarizuar me faktin se “djemt nuk qajnë”.

Dhe djemt kohën e tyre gjithmonë e kanë shpenzuar me djem të tjerë të cilëve u është mësuar të veprojnë në mënyrën e njejtë.

Lojërat garuese, futbolli, lojërat me luftëra, të gjitha kanë kontribuar për t’i bërë djemt (burrat e sotshëm) të sillen si të fortë, të shkëputur prej emocioneve.

Për dallim prej vajzave, djemt kurr nuk janë inkurajuar t’i shprehin ndjenjat e veta ose t’i shfaqin anët e tyre të ndjeshme, sepse të gjitha këto do ta shfaqin cënueshmërinë e tyre dhe ata pastaj do të dukeshin “të dobët.”

Dhe kjo është arsyeja se përse këta djem janë të prirur për t’i fshehur ndjenjat dhe për ta zhvilluar mekanizmin e tyre mbrojtës.

Dhe kjo është arsyeja se përse gratë vazhdimisht e pyesin veten “Përse burrat i fshehin ndjenjat?”. Mirëpo, e vërteta është që nuk mund t’i fajësojmë burrat për “papjekuri emocionale” sepse ata kështu janë mësuar nga shoqëria.

Për ta kuptuar më shumë se si funksionon mendja e tyre, më poshtë e keni një listë me arsyet e vërteta, të cilat e shpjegojnë se përse burrat i fshehin ndjenjat.

  1. Ata nuk e kuptojnë se çfarë në të vërtetë duan

Njëra ndër arsyet se përse burrat i fshehin ndjenjat e veta është sepse ata thjesht nuk e kuptojnë se çfarë në të vërtetë po ndjejnë.

Mbi të gjitha, rënia në dashuri është e komplikuar dhe për pjesën më të madhe të njerëzve, është një emocion konfuz.

Dhe kur nuk kuptojmë diçka, na vjen natyrshëm të fshihemi nga ajo gjë ose në këtë rast, të fshehim ndjenjat.  Kështu që, kur një njeri fillon të ndjehet i mbingarkuar duke mos kuptuar se çfarë po ndodh vërtetë, i vjen natyrshëm që të tërhiqet në “shpellën” e tij dhe t’i fshehë ndjenjat.  Mjerisht, kur kjo ndodh, shumë gra mendojnë se duhet të përdorin forcë në mënyrë që një burrë të hapet ndaj tyre.

Por e vetmja gjë për të cilën burrat vërtet kanë nevojë është inkurajimi dhe më shumë kohë për të pranuar emocionet e tyre dhe më në fund të kuptojnë ato që ndiejnë me të vërtetë.

  1. Ata tremben nga ndjenjat e tyre

Le të supozojmë se një njeri kupton në mënyrë të përsosur atë që ndjen, por ai vendos të fshehë ndjenjat e tij.  Pse është kështu?  Kjo është ndoshta sepse ai është i frikësuar nga ajo që ndjen. Ai ka frikë nga ndjenjat e tij sepse është tërësisht i mërzitur prej tyre.

Të biesh në dashuri është diçka që na ndryshon plotësisht dhe shumë njerëz (sidomos burrat) kanë frikë nga gjërat që nuk kanë kontroll mbi të.  Kur trupi dhe mendja juaj fillojnë të bien në dashuri dhe kur filloni të krijoni ndjenja për dikë, nuk mund të ndikoni në asnjë prej tyre.

Ju mund të shikoni vetëm se si jeni duke bërë një budalla, ndërsa shikoni një person që ju pëlqen vërtetë dhe po heshtni për gjysmë minute sepse nuk keni ide se çfarë t’i thuani vërtetë atyre.

Ju vetëm mund të ndiqni verbërisht emocionet tuaja dhe t’i lini ato të sundojnë botën tuaj ose thjesht mund të fshiheni.

Opsioni i dytë është ai që shpesh zgjidhet nga burrat sepse ata tremben shumë nga e gjithë kjo.

Shpesh, atyre u duhet thjeshtë më shumë kohë dhe inkurajim i vazhdueshëm që ajo që ata mendojnë është në rregull dhe se asgjë e keqe nuk do t’u ndodhë atyre.

  1. Meshkujt kanë nevojë për më shumë kohë për të rënë në kontakt me emocionet e tyre

Besoni ose jo, për dallim prej grave, burrave patjetër u duhet më shumë kohë për të kontaktuar me emocionet e tyre.

Le të supozojmë se një burrë dhe një grua kanë dalë në disa takime deri tani dhe ata janë vërtet të çmendur për njëri-tjetrin dhe ata do të dëshironin të kalojnë kohën edhe më shumë së bashku.

Por kush mendoni se do të jetë më i çmendur në dashuri?  Burri apo gruaja?  Sigurisht, është gjithmonë gruaja dhe kjo nuk është rastësi.

Grave nuk u duhet kaq shumë kohë për të kuptuar atë që ndjejnë vërtetë ose çfarë duan vërtetë sepse nga mosha e re, ato janë inkurajuar të tregojnë ndjenjat e tyre dhe kjo është arsyeja pse ato nuk kanë ndonjë vështirësi t’i kuptojnë ato.

Ne mund të mendojmë se kur një grua është njëqind për qind e sigurt se kjo është ajo që e la dashur, një burrë është vetëm në gjysmë të rrugës, sepse i duhet më shumë kohë për të kontaktuar me të gjitha ato ndjenja dhe emocione.

Dhe për shkak të kësaj, ndodh shpesh që një grua e humbet interesimin e saj atëherë kur një burrë më në fund e kupton se çfarë do! Çfarë ironie!

  1. Ata nuk dëshirojnë të humbasin pushtet duke u paraqitur si të cënueshëm

A ju kujtohen ato që thashë pak më lartë për djemtë që pretendojnë të jenë luftëtarë të fortë dhe të ashpër, pa emocione?

Epo, kjo është një nga arsyet më të mëdha pse burrat fshehin ndjenjat e tyre. Ata nuk duan të humbasin fuqinë dhe të duken shumë të prekshëm para dikujt që e pëlqejnë, sepse mësohen të shfaqin vetëm tiparet e tyre mashkullore.

Ata janë të bindur që nëse i tregojnë një gruaje atë që ndiejnë me të vërtetë, do të shfaqen shumë të ndjeshëm, tipar i cili (sipas tyre) nuk ëhstë tërheqës, sepse janë burra dhe supozohet të jenë të ashpër dhe të fortë.

Por kur një burrë fillon të ndjehet i sigurt dhe pa gjykim nga një grua që me të vërtetë i pëlqen, ai gradualisht do të vendosë të jetë një libër i hapur me të.

  1. Ata kanë frikë se do ta vrasin “lojën e ndjekjes” nëse nuk fshehin ndjenjat

Të gjithë ne kënaqemi kur dëgjojmë që dikush është i çmendur për ne dhe ne e shijojmë atë kur ata na tregojnë se janë të interesuar.

Dhe të gjithë e dimë se gjithmonë ekziston dikush që është më i hapur se personi tjetër kur bëhet fjalë për fazat fillestare të takimit. Se dikush që është më i hapur ajo është, në të shumtën e rasteve, një grua sepse ajo kontakton më shpejt me emocionet e saj. Dhe meqenëse shumë burra (ashtu si gratë) u pëlqen të ndiqen, ata zgjedhin të fshehin qëllimisht ndjenjat e tyre në mënyrë që loja e ndjekjes të zgjasë sa më gjatë.

Por, zakonisht, pasi të ndiejnë se një grua fillon të humbasë interesin për të luajtur këtë lloj loje, ata menjëherë ndryshojnë dhe fillojnë të tregojnë se çfarë ndiejnë vërtet.

Ata kanë frikë të humbasin gruan që ata vërtetë e pëlqejnë dhe kjo është arsyeja pse ata vendosin të zbulojnë përfundimisht ndjenjat e tyre.

  1. Ata kanë frikë se ndjenjat e tyre do të përdoren kundër tyre

Secili burrë është plotësisht i vetëdijshëm për faktin se momenti kur ai tregon ndjenjat e tij, loja ndryshon.  Një burrë e di që pasi t’i thotë një gruaje se si ndihet vërtet për të, ajo do të ketë më shumë fuqi mbi të dhe ndjenjat e tij mund të përdoren kundër tij.

Burrat kanë frikë nga gratë që përdorin ndjenjat e tyre për t’i bërë ata xhelozë ose vazhdimisht duke u kujtuar atyre ndjenjat e tyre dhe duke kërkuar siguri, ose kanë frikë nga standardet e reja që do t’i detyrojnë ata të japin gjithmonë maksimumin e tyre.

Ata duan të jenë të dashuruar, por ndonjëherë kanë frikë se vendimi i tyre për të treguar se si ndjehen do të ndikojë tek ato. Në shumicën e rasteve, kjo është e lidhur ngushtë me pasigurinë dhe ngjarjet e dhimbshme të së kaluarës, kur dikush ka përdorur ndjenjat e tyre kundër tyre dhe tani ata kanë frikë se e njëjta gjë do të ndodhë përsëri.

  1. Nganjëherë, ata presin të gruaja ta bëjë hapin e parë

Nëse një burrë ka frikë se ndjenjat e tij do të përdoren kundër tij, se ai do të humbasë fuqinë dhe do të shfaqet shumë i prekshëm, ose nëse nuk i beson ende një gruaje, ai do të presë që ajo të bëjë lëvizjen e parë. E di se kjo tingëllon frikacake, por kjo është se si ata janë funksionojnë dhe ne thjesht nuk mund t’i fajësojmë ata për këtë.  Ndonjëherë, një burrë do të presë përgjithmonë (nëse është e nevojshme) që një grua të tregojë ndjenjat e saj në mënyrë që të ndjehet i sigurt që më në fund ti tregojë edhe ai vet.  Pra, kjo në thelb nuk ka të bëjë me fshehjen e ndjenjave të tij por është më shumë si shtyrje dhe pritje për momentin e përsosur për t’i treguar ato.

Si përfundim, për dallim nga gratë, burrat gjithmonë do të kenë vështirësi në shprehjen e ndjenjave të tyre për shkak të prejardhjes së tyre (sidomos fëmijërinë e tyre) ku janë mësuar të shfaqen gjithmonë sa më mashkullorë të munden.

Meshkujt mësohen se ndjenjat janë për vajza dhe kjo është rrënja kryesore e këtij problemi të përhershëm (nëse madje mund të quhet problem).  Në të vërtetë nuk shihet më si problem, pasi është bërë normë dhe gjithnjë e më shumë gra po merren me të në baza ditore.

Nëse jeni një grua që po e lexon këtë, ju lutemi mos e humbni durimin.  Mos harroni se shumica e frikës dhe ata që fshehin ndjenjat e tyre burojnë nga dekurajimi nga shoqëria.

Gjithashtu, mbani mend se çdo njeri ka potencialin të jetë një libër i hapur dhe është vetëm çështje kohe kur ai do të jetë i gatshëm t’ju shprehë juve atë që ai e ndjen vërtetë!

Autorja është shkrimtare dhe profesoreshë në letërsinë angleze.