Mënyra se si perceptohet sot prindërimi qoftë për nënat ashtu edhe për baballarët ka ndryshuar shumë krahasuar me disa vite më parë. Nisur nga një tregues i thjeshtë, numri i baballarëve që qëndronin në shtëpi për t’u kujdesur për fëmijët u rrit nga 4% në 1989 në 7% në 2016 sipas studimeve.
Por ajo që shqetëson një baba dhe e ka ngritur këtë problem në një rang të gjerë diskutimi, është fakti që baballarët i lavdërojnë shumë nëse janë të përkushtuar me fëmijët.
“Mos i lavdëroni baballarët”
“Unë e kuptoj se ata që na lavdërojnë nuk kanë asnjë qëllim të keq, por nuk e mendoj dot që të duartrokisni një nënë që shtyn karrocën e fëmijës në një ambient publik. Atëherë përse duhet ta bëni me ne? Mos ne jemi më të paaftë? Apo ekziston një tjetër stereotip që baballarët janë përgjithësisht të sertë. Kjo është e gabuar. Të jesh i përkushtuar si partner dhe si prind nuk të heq aspak burrërinë”.
Mendimi i tij në rrjetet sociale ka marrë shumë komente pozitive nga pjesa më e madhe e baballarëve. 

©MekuliPress/ Ndaje artikullin me familjen dhe miqtë tuaj. MekuliPress mbetet e pandikuar nga partitë politike. FOTO: No copyright infringement is intended.