Albin Kurti, me t’u bërë kryeministër, zgjoi njeriun tjetër të njeriut i cili vjen nga mendësia e vobekt, që politikën e ka si instrument nga i cili jetohet, një burim parash e luksi.

I këtij mendimi është sociologu Ali Pajaziti, i cili tha me Albin Kurtin, politika do të deklanizohet, do të vijnë kuadro që lexojnë dhe që njohin kulturën politike.

Prandaj edhe deklaratat e ashpëra nga disa opozitar, nuk ishin të rastësishme. Ato vinin nga njerëzit që, në njëfarë mënyre, i frikësohen qenies së Albin Kurtit.

Ju pëlqen!

“Kryeministri Kurti përbën një hop të madh në qarkun politik ‎kosovar dhe gjithshqiptar, madje edhe ballkanik, një imazh ‎që kapërcen matricat mainstream të 30 viteve të ‎tranzicionit, të mendësisë tonë arkaike të profilit të ‎politikanit. Ai është “një mesi laik i politikbëries” që politikën ‎e kupton në sensin ëeberian si beruf apo vokacion, si ‎detyrë, përgjegjësi, si lëmë për të cilën jetohet në favor të ‎komunitetit e jo si instrument nga i cili jetohet, si burim ‎parash e luksi. Puna më e madhe që ka revolucionarizuar ‎perceptimin e politikës është kalimi nga potencialiteti në ‎actum i politikës së udhëhequr ga shkollari ose elita ‎intelektuale, qoftë edhe parcialisht, madje qoftë edhe nëse ‎s’e realizon gjithë atë që ka ofertuar në fushatë”, tha Pajaziti.

Sipas Pajazitit, të thyesh ‎barrierën e politikës së masdebilizmit është një punë ‎kapitale që jep shpresa tejshqiptare, edhe në ‎Maqedoni.

“Me Kurtin, një ditë politika do të deklanizohet, se do të ‎vijnë kuadro që lexojnë, që njohin kulturën politike, që ‎çmojnë dijen e vërtetë, që do të na shpëtojnë nga qarku i ‎njerëzve që kanë muskuj dhe militantë për t’i distancuar ‎oponentët dhe mendimin ndryshe”, përfundoi ai./Botasot/V.R./

Ndoshta ju pëlqen!/MekuliPress/ Ndaje artikullin me familjen dhe miqtë tuaj. MekuliPress mbetet e pandikuar nga partitë politike! FOTO: No copyright infringement is intended.