Pas një periudhe relative qetësie, Ilir Meta është rivënë në qendër të tensionit politik.

Me një akuzë penale që nuk po ngjit, presidentini vendit po sulmohet dhe sulmon pa dallim. Befas Ilir Meta është shpallur e keqja, tumori malinj i skenës politike, të cilin sot enturazhi i Edi Ramës kërcënon se do ta zhbëjnë politikisht. Madje ky mundet të jetë objektivi i vërtetë elektoral të 25 prillit për ta bëre timonin timon.

Këtë lojë bëri PS në vitin 2009, pastaj PD në vitin 2017, duke sugjeruar mbijetesën sibtë vetmin shteg për Metën.

Ju pëlqen!

Nëse pranojmë se Meta dhe LSI janë një subjekt që duhen trajtuar nga drejtësia, patjetër që po, atëherë këtu po themi një të vërterë. Por të shpallësh Ilir Metën dhe ciklin e marrëzive publike dhe deklarative të tij si kazis dhe kauzë publike, këtu ka një të pavërtetë të madhe. Nga krahu i PD-së ka një luftë analoge ndaj çdokujt që mendon të hyjë në garë.

Ndaj në këtë epos të Ballit të Kombit Rama-Basha ka vetëm një përpjekje të vjetër për pastrim skene që zë fill me Nanon, vazhdon në vitin 2005 me prezantimin e sistemit proporcional nën sugjerimin e posaçëm të të huajve, për të ardhur në këtë episod të fundit.

Nuk po vlerësojmë sa vlerë dhe çfarë gjeneron kjo, por e sigurtë është se manipulimi me skandalet e Metës qëndrojnë në faktin se ato paraqiten si e keqja ekskluzive, kur në të vëretetë kanceri në nivel qelizor ka emrin Partia Socialiste.

Krimi me të është aktual dhe Historik, apo për ta thënë me fjalët e z. Ngjela: Krimi është ingredienti kryesor i politikës së saj. Dhe një ndër këto krime, apo pasojë e tij është edhe debilitizimi i opozitës.

©MekuliPress/ Ndaje artikullin me familjen dhe miqtë tuaj. MekuliPress mbetet e pandikuar nga partitë politike. FOTO: No copyright infringement is intended.