“E dashur vetja ime, kur të plakesh …

Asnjëherë mos i mëso askujt asgjë. Edhe nëse e di me siguri se ke të drejtë. Mbaj mend se si të kanëshqetësuar të tjerëtTi vetë i ke ndjekur këshillat e të moshuarve? Mos u përpiq të ndihmosh, nëse nuk tëkërkohet ndihmë. Mos ju impono askujt. Mos u përpiq të mbrosh të dashurit e tu nga ta gjitha fatkeqësitë e botës. Thjesht duaji ata.

Mos u anko për shëndetin tënd, fqinjin tënd, qeverinë, fondin tënd të pensioneve! Mos u kthe në një plakë grindavece që nuk duron dot asgjë. Mos prit mirënjohje nga fëmijët. Mos harro: nuk ka fëmijë mosmirënjohës – ka prindër naivë që presin mirënjohje nga fëmijët e tyre.

Ju pëlqen!

Mos thuaj fraza si: “Unë në moshën tënde …”, “Të kam dhënë vitet më të mira …”, “Unë jam më e madhe, kështu që e di më mirë …”. Kjo është e padurueshme! Nëse ke nipër, mos këmbëngul që të të thërrasin nëemrin tënd, nëse të thërrasin gjyshe. Kjo është marrëzi.

Mos i humb paratë e tua të pensionit për trajtime kundër plakjes. Është e kotë. Më mirë të shpenzosh përnjë udhëtim, se sa të dalësh kundër asaj që natyra e konsideron proces normal. Mos e shih veten në pasqyrë dhe mos vendos grim në një dhomë të errët ku askush nuk të sheh. Mos e lajkatos veten. Dhe përpiqu të dukesh sa më elegante. Ama elegante, jo më e re në moshë. Më beso që është më mirë kështu.

Mos u mundo me çdo kusht të ecësh në hap me kohën: të kuptosh teknologjitë e reja, të ndjekësh lajmetnë mënyrë obsesive, të studiosh vazhdimisht diçka të re, të mos “mbetesh pas kohës”, apo “jashtë mode”Jeta është qejf. Bëçfarë të duash kur mundesh.  Mos e fajëso veten për asgjë. Çfarëdo që të ketë ndodhur me jetën tënde apo me jetën e fëmijëve të tuti ke bërë gjithçka që ka qenë e mundur.

Ruaje dinjitetin tënd në çdo situatë! Deri në fund! Bëj më të mirën, e dashura ime, kjo është gjëja më e rëndësishme. Dhe mbaj mend gjithmonënëse je ende gjallë, dikush ka nevojë për ty, ndaj kujdesu për veten”.

MekuliPress është në prag të mbylljes. MBËSHTETE SOT GAZETARINË E PAVARUR DHE ORIGJINALITETIN E MEKULIPRESS. Kemi shumë nevojë për mbështetjen tënde, i dashur lexues. NA NDIHMO sot, të paktën edhe me 1 Euro!