Kur e pyetën Buddha-n se cili ishte gabimi më i madh që njerëzit bëjnë në jetë, ai u shpreh: “Gabimi më i madh është se, ne mendojmë se kemi kohë”.

Koha na ofrohet falas, por ka vlerë të madhe. Nuk mund ta zotërosh, por mund ta përdorësh. Nuk mund ta mbash, por mund ta shpenzosh. Në momentin që e humbet, nuk mund ta kthesh dot mbrapsht. Jetëgjatësia mesatare e një njeriu është 78 vjet, nga të cilat rreth 28.3 vite ne i kalojmë duke fjetur, kur shumica as që bëjnë gjumë të rehatshëm. Kalojmë mbi 10.5 vite në punë, ku 50% e jona duan t’i lënë punët që bëjnë. Koha ka më tepër vlerë se paratë. Para mund të bësh me shumicë, por kohë nuk mund të blesh dot. Nëse nga jetëgjatësia e jetës sonë heqim vitet që bëhen prej shkollimit, prej vakteve që konsumojmë, prej kohës që shpenzojmë përpara televizorit, apo rrjeteve sociale etj, neve na mbeten rreth 9 vite kohë e lirë, ndaj si duhet ta shpenzojmë këtë kohë?

Steve Jobs ka thënë: “Koha jote është e kufizuar, ndaj mos e shpenzo atë duke jetuar jetën e dikujt tjetër”. Lajmi i keq është se koha fluturon, por lajmi i mirë është se piloti i saj je ti dhe vetëm ti. Çdo ditë neve na jepen 86400 sekonda në llogarinë e jetës sonë. Mendoji ato si 86400$. Si do t’i shpenzoje? Ti nuk do t’i shpërdoroje ato, nëse do të ishin dollarë. Atëherë pse i shpenzojmë kot, apo thjesht sepse na duket se koha nuk ka vlerën e parasë? Ne harrojmë se sekondat kanë më tepër vlerë se paratë. Ato mund t’i shtojmë në çdo moment, ndërsa sekondat që ikin, nuk i kthejmë dot më pas.

Ju pëlqen!

Për të kuptuar vlerën e një viti, duhet të pyesim një student që ka ngelur një vit. Për të kuptuar vlerën e një muaji, duhet të pyesim një nënë që ka humbur fëmijën një muaj përpara lindjes. Për të kuptuar vlerën e një javë, duhet të pyesim kryeredaktorin e një gazete të përjavshme. Për të kuptuar vlerën e një ore, duhet të pyesim çiftet që kanë marrëdhënie në distancë dhe kanë kohë të limituar për të folur. Për të kuptuar vlerën e një minuti, duhet të pyesim një person që humbi trenin, autobusin, apo aeroplanin vetëm për një minutë. Për të kuptuar vlerën e një sekondi, duhet të pyesim një person që shpëtoi në sekondë nga një aksident që mund t’i ndodhte.

Ne mendojmë se njerëzit e tjerë na bëjnë të humbasim kohën, por harrojmë se jemi ne ata që ia japim lejen ta bëjnë diçka të tillë. Mos e bëj prioritet në jetën tënde dikë, në jetën e të cilit ti je thjesht një mundësi më shumë. Ne ndonjëherë nuk e kuptojmë rëndësinë e dikujt, deri në momentin që e humbasim atë.

E kemi ne në dorë se si ta shpenzojmë kohën tonë. Koha dhe jeta janë dy mësueset më të mira. Koha na mëson vlerën e jetës dhe jeta na mëson vlerën e kohës.

William Shakespeare ka thënë: “Koha ecën shumë ngadalë për ata që e duan atë, shumë shpejt për ata që janë të frikësuar, zgjatet për ata që janë të trishtuar dhe shkurtohet për ata që festojnë. Por për ata që dashurojnë, koha është e përjetshme”.

MekuliPress është në prag të mbylljes. MBËSHTETE SOT GAZETARINË E PAVARUR DHE ORIGJINALITETIN E MEKULIPRESS. Kemi shumë nevojë për mbështetjen tënde, i dashur lexues. NA NDIHMO sot, të paktën edhe me 1 Euro!