Nga MekuliPress

Këto ditë në Tiranë u ngrit një përkujtimore “me porosi të Erdoganit” për të rënët e 15 korrikut, që në Turqi po konsiderohen si heronjë, shkruan me të drejtë profesori nga Tirana, Enis Sulstarova.
Për shqiptarët ka fare pak rëndësi nëse këta janë heronjë apo tradhëtarë. Por nuk ka arsye përse të perkujtohen këta turq të vrarë në Shqipëri.
Kanë kaluar më shumë se 500 vite dhe Turqia nuk ka bërë asnjë hap në drejtim të kërkimfaljes për gjenocidin biologjik e kulturor bërë kombit shqiptar nga paraardhesit e tyre. Kërkimfaljen nuk po e bënë as Greqia, e siq duket sot se ka njet as Serbia.

Perandoria okupuese otomane kreu gjenocid që para 5 shekujsh. Ndoshta shqiptarët e kanë “harruar” gjenocidn otoman, sepse arsimimi, historia, media dhe edukimi i shqiptarëve është duke vepruar sipas porosive të intereseve të shteteve të huaja.
Në këtë kontekst MekuliPress shtron një pyetje tjetër aktuale: E kanë harruar shqiptarët memorialin serb në fshatin Grackë të Lipjanit? Ju kujtohet kur para pllakës që është përkulur president Thaçi shkruan se të vrarët janë viktima të terroristëve shqiptarë?

Aty përdoret me përbuzje fjala “Shiptari”, që Serbët e përdorin për Shqiptarë. Dhe presidenti i Kosovës, Thaçi përkulet para viktimave të vrarë nga “terroristët shqiptarë”.
Atëherë kur shqiptarët e Kosovës e harrojnë Serbinë çetnike, atëherë kur Presidenti shqiptar “harron” se çfarë kanë bërë ushtri, polici e civil serbë vetë para 20 viteve ndaj popullit shqiptar, është fare “normale të harrohet” nga Edia Rama edhe gjenocidi otoman kryer para 500 viteve.
Një gjë dihet; Memoriale të pushtuesve nuk ngritet nga askush në botë. Megjithatë memoriale të pushtuesve të tokave shqiptare në tokat shqiptare kemi gjithandej nëpër Prishtinë, Tiranë, Shkup, Plavë e Guci. I kemi këto simbolika e këto fotografi të dhunës sepse nuk egziston shteti, akademia e as media. /MekuliPress/

P.s. Ju kujtohet se sa zhurmë e madhe u bë gjatë emërimit të rrugëve me emrat e heronjëve të UCK-së që dhanë jetën për lirinë e Kosovës? Sa artikuj e sa emisione televizive u shkruan kundër tyre! Sa “intelektuali” i kundërshtoj këto emërime! E sot heshtin! – Shpërndaje dhe Pëlqeje gazetën MekuliPress

Ndoshta ju pëlqen!/MekuliPress/ Nëse keni shijuar këtë artikull, ndajeni atë me familjen dhe miqtë tuaj! MekuliPress mbetet e pandikuar nga partitë politike. Na ndihmoni!
Loading...