Perkthimi per Analfabetin dhe laramanin- dy idiotet modern

Ne takimin e Keshillit te Sigurimit te OKB te mbajtur me 7 Shkurt, Ambasadori, German Christoph Heusegen, beri ate cfare do te duhej te bente cdo perfaqesues institucional i Kosoves. Ai ne menyre te argumentuar, me gjuhen qe nuk la asnje dyshim edhe me te vogel doli ne mbrojtje te Shtetesise se Kosoves, integritetit territorial dhe sovranitetit- ai nuk foli me patetizm per trullosje te publikut Kosovar por foli per vendimarresit dhe integrimin jo si dhurate por si vlere.

Jo per armiqesi por per ate qe thuhet se nese do mik te veret atehere duhet pranuar faktin qe miku ta thote te verteten ne sy. Nese do me lujt lojra te flliqura atehere merruni me njerezit qe nuk dine te shkruajne vet, llomotisin pafund me retorike populliste te tipit te ambasadores Citaku, dhe te tjeret qe mendojne e veprojne krejt ndryshae nga ajo qe ju flet goja. Te tille ka plot. Por tek fjalimi i ambasadorit Gjerman u pa qartesia e plote e nje politike te rafinuar dhe miremenduar ne aspektin rajonal dhe gjeopoltike. Ambasadori, pa ekuivoke ju drejtua Ministrit te Jashtem Serb Dacic qe Kosova eshte e pavarur, dhe udhetimet e tij ne vendet e bukura per te lobuar per terheqjen e njohjeve jane nje godiitje ne thember per vete Serbine. ( une po shtoje) Serbia nuk mund te shkoj drej integrimit ne Bashkimn Evropian dhe as ne permiresimin e pozites se saj ne mesin e shteteve demokratike perderisa vazhdon te jete me koke ne rere dhe duke tentuar qe te realizoje planin e 90ve per Serbine madhe, dhe insistimin e validitimit te perdorimit te gjenocidit ne Bosnje dhe ne tentimit per gjenocid ne Kosove per arritjen e ketij qellimi te kahershem Serb. Ai e tha qarte qe nuk ka ndryshim te kufinjeve ne Ballkan. Nuk ka se si te jete me qarte e me fuqishem se kaq sidomos kur vije nga nje vend i fuqishem si Gjermania, sidomos kur vije nga nje vend i cili ne historine e vet eshte ballafaquar me ate qe ka bere, dhe sot ne mes te Berlinit ka nje monument memorial per Jevrenet e vrare dhe qe nderohet e respektohet nga lidershipi Gjerman.

Ne anen tjeter kemi nje te ashtuquajtur President qe pa asnje kompetence kushtetuese ka filluar maskaraden me shtetin e Kosoves qe nga fillimi dialogut teknik duke e bere Serbine hisedare ne Kosove dhe duke krijuar pershtypjne nderkombtare qe pavaresia dhe territori i Kosoves mund te jete ne tavoline prap. Mekati me i madhe qe ka bere presidenti eshte qe e ka ndihmuar Serbine te sabotoje procesin e Berlinit dhe ne vend te paltfromes ku te gjithe jane te baraber ka krijaur dialog ku Kosova e paraqet veten te dobet dhe e gatshme te beje te gjitha kommpromiset( sipas letres derguar Presidentit Amerikan) . Dhe pa i perseritur gjitha ato qe kam shkruar ne te kaluaren e jane te ditura per publikun tanime, Thaci ka bere qe te jete sinonim i kercnimit te shteti dhe pavaresise se Kosoves- tradhetia shtetrore nuk eshte ndryshe. Ai e ka sjellur vendin ne kollaps ekonomik, fianciar duke krijuar skema korrupcioni dhe klanizim duke e kapur shtetin dhe duke mbrojtur krimin nepermejt kapjes se gjyaktave. Veprat e tij dhe lojrat me klanin PRONTO qe here del ne siperfaqe e here vepron nga ilegalja e kane bere Kosoven arene te lojrave te pista qe rjedhimsht ka krijuar fragmentimin poltike e shoqerore, kne shkatrruar koezionin social, dhe kane instrumetalizuar sistemin arsimor, shendetsore dhe adminstraten per ta shantazhaur shtetin nga mbrenda. Keshilltari i tij kryesor Shala kishte shkuar aq larg sa te kerkoje edhe konferece nderkombetare ku THaci del si nenshkrues tiumfalist dhe i falen te gjitha mekatet. Ambasadori Amerikan i tregoi qarte se sa e demshme mund te jete nje ide e tille.

I izoluar ploteissht nga Bashkesia nderkombtare ne rolin e tij si President, ai ka nisur maratonen e tij te kompromiseve te dhimbshme, manipulimin me terme te percdoditshme, per te prezantuar veten si nje krijues i paqes ne konfliktin qe ne fakt nuk ekziston. Populli i Kosoves e ka te qarte qe e ardhmja eshte ne NATO dhe BE,, ky vizion nuk eshte i Thacit , ky vizion eshte i artikuluar shume papra Thacit dhe per kete vizion duhet ndertuar shtetin dhe jo te behen komprmise me Serbine e pareformuar. Ne fakt krejt cka ka bere Thaci deri tani e ka vonuar dkue e bere jeten te pamundur ne Kosove dhe duke e mbajtur peng shtetberjen. Gjithashtu Serbia e di mire qe ne Kosove ka prenzence te NATOs dhe ne asnje forme nuk guxon te eksperimentoje me idene e nje konflikti te ri. Kete pershtypje per mudesine eshte duke ja dhene vetem Thaci. Por perveq per njeriut analfabet qe eshte ne kerkim te lirise se tij permbrenda burgut qe e ka krijuar vete e qe eshte i gatstshem te beje cdo gje duke u bere edhe deshmitare i dyshuar per miqet e vet, per te gjithe te tjeret eshte e qarte qe ai vet eshte vendosur jo vetem kunder Kosoves por edhe kunder Gjermanise dhe Britanise se Madhe dhe nje pjese shume te madhe te Amerikes Demokratike. Nuk ka eskpert Amerikan e as Demokrat Amerikan qe del ne perkrahje te ideve te qoroditura te Thacit dhe vazaleve te tij perfitues nga vazhdimi i dialogut qe thellon konfliktin dhe elegjtimon idete e krisura ne te dyaj anet. Bashkesia Nderkobtare dhe mqet e KSoves jane ne kerkim te pergjigjejes, cfare ndodhi qe u be kaq keq ne Kosove,- kjo eshte pyetja e perhershme qe me bejne ata qe percjellin Ballkanin edhe sot.

Kjo per te cilen po flas e sidomos fjalimi i ambasadorit Gjerman eshte gjithashtu leksion per ate idiotin e dyte lepires e laraman medial qe thote se nuk ka zgjidhje tjeter perpos se te falim veriun qe nuk e kontrollojme- sipas tij. Ky idot qe paraqitet ne mediat e veta ne Kosove dhe ato te Shqiperise te Mustafa Nano behet sikur eshte autoriteti vuloses i konceptit te faljes se veriut si akt i kryer duke bere nje aresyetim tjeter idiotesk qe kinse Thaci paska tentuar por e ka pase te pamundshme ta bashkoje veriun. Sikur ne qe po jetojme kohen qenkemi te verbuar para faktit qe ka qene Thaci ai qe nuk ka lejuar te shkohet ne Veri dhe qe ne vazhdimesi qe 20 vite Thaci ka krijuar tensione dhe konflikt artificial ne veri te Kosoves per te sjellur kufirin nga Bernjaku e Jarine ne uren e Mitrovices. Pergjigjjeja per idiotin e dyte dhe ekzaltimet e Mustafa Nano kur idioti shpall ndarjen e Kosoves si akt te nevojshem e te kryer, ju vije nga New Yorku si nje shuplake fetyres nga ambasadori Gjerman e qe ju rrezon paraqitjen e ketyre njerezve qe jetojne me inferioritetin e nxenesit e Lilja Smalovic si mesuesja dhe te varfnjakut e skllavit e shegertit ndaj “zotnise” Braca Karic .

*** VINI RE! Gazetaria jonë mbetet e pandikuar nga politikanët e nga milionerët e korruptuar. Askush nuk e kontrollon gazetën dhe kritikën tonë. Ndihmoje MekuliPress - Mbështete median e pavarur kombëtare.
Loading...
[wpedon id=16879]