Zëvendësministri i Infrastrukturës, Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor, Hysen Durmishi, ka marrë vendim që çmimi i biletave të autobusit për disa kategori të përgjysmohet nga çmimi aktual.
Në bazë të vendimit, kategoritë që përfitojnë nga përgjysmimi i çmimit të biletës së autobusëve janë fëmijët, studentët, invalidët e luftës, invalidët e punës dhe pensionistët.
“Duke pasur parasysh lëvizjet e çmimeve këtyre ditëve dhe në përputhje me kompetencat tona, kemi marrë vendim që të ndikojmë direkt në uljen e këtyre çmimeve për kategoritë që prek më shumë kjo gjendje”, ka shkruar Durimishi në Facebook, ku ka publikuar vendimin.
Ju pëlqen!
Sipas tij, kjo çmimore hyn në fuqi menjëherë dhe mbetet e tillë deri në normalizimin e çmimeve të derivateve të natës.