Pas takimit të grupeve punues në mes Lëvizjes Vetëvendosje dhe Lidhjes Demokratike të Kosovës , Albulena Haxhiu nga VV tha se sot të gjitha çështje programore janë finalizuar.

“Sa i përket programit qeveritar ne kemi arrit 100 përqind përafrim të plotë. Për çështjet që kanë të bëjnë për ndarjen e përgjegjësive, para ditës së hënë ka me pasur takime prapë, ndërsa për arritjen e marrëveshjes kjo do të ndodhë shumë shpejt”, theksoi Haxhiu.

Ajo tha mund të ndodhë që deri në fillim të javës së ardhshme të arrihet marrëveshja finale.

Ju pëlqen!

***

Albulena Haxhiu nga Vetëvendosje, para mediave ka bërë të ditur se të gjitha çështjet rreth programit janë finalizuar.

Po ashtu, ajo ka thënë se në fillim të javës së ardhshme do të nënshkruhet marrëveshja për koalicion mes dy partive.

“Ne jemi mandatu si grup punues për të finalizu çështjet mandatore. Sot pas një takimi që kishim, mund të them se të gjitha çështjet janë finalizuar. Sa i përket programit qeverisës, ne kemi arritur pajtueshmëri të plotë. Drafti shumë shpejt do të bëhet publik dhe qytetarët do të informohen për këtë. Çështjet që kanë të bëjnë me ndarjen e përgjegjësive do të ketë takim para të hënës. Mendoj që marrëveshja do të kryhet deri në fillim të javës tjetër”, ka thënë ajo.

Po ashtu, Haxhiu ka thënë se presidenti Thaçi duhet ta respektojë kushtetutën për thirrjen e seancës konstituive.

“Presidenti e ka obligim kushtetues ta thërret seancën konstituive ta thëras brenda 30 ditëve. Nëse nuk e thërret, Kuvendi mblidhet vetë”, ka thënë ajo.

Nis takimi VV-LDK

Fillon takimi i grupeve punuese LDK-VV në Kuvendin e Kosovës

Ka filluar takimi në mes të grupeve punuese të Lëvizjes Vetëvendosje dhe Lidhjes Demokratike të Kosovës.

Takimi po mbahet në Kuvendin e Kosovës.

Takimi ndërmjet liderëve të këtyre partive është mbajtur dje në Kuvendin e Kosovës, ku u tha se janë dakorduar në çdo aspekt dhe se takimi final pritet të ndodh pas takimit të sotëm ndërmjet grupeve punuese të VV-së dhe LDK-së.

MekuliPress është në prag të mbylljes. MBËSHTETE SOT GAZETARINË E PAVARUR DHE ORIGJINALITETIN E MEKULIPRESS. Kemi shumë nevojë për mbështetjen tënde, i dashur lexues. NA NDIHMO sot të paktën edhe me 1 Euro!