Alicia Augello Cook e njohur profesionalisht si Alicia Keys, është një këngëtare, kompozitore, pianiste dhe aktore amerikane. Ajo sot feston ditëlindjen e saj të 42-të.

Këngëtarja e famshme Alicia Keys pati dhuruar një performancë të jashtëzakonshme në Grammy më 2019, të cilën sot po e sjellim në vëmendje.

Ju pëlqen!

Krahas kësaj, ajo pati moderuar mbrëmjen e edicionit të 61-të të ceremonisë Grammy Awards, duke u bërë gruaja e parë që e udhëheqë Grammy-n.

Ajo për 15 herë radhazi ka fituar çmime Grammy, ndërsa ka mahnitur publikun duke kënduar këngë të dekadave të ndryshme, përfshirë atë të Lauryn Hill’s “Doo Wop (That Thing)”, të Roberta Flack’s “Killing Me Softly With His Song” dhe të Kings of Leon’s “Use Somebody.”

Ajo që e bëri edhe më interesante performancën e saj ishte fakti që jo vetëm këndoi, por njëkohësisht luajti edhe në piano, madje në dy njëkohësisht.

MekuliPress është në prag të mbylljes. MBËSHTETE SOT GAZETARINË E PAVARUR DHE ORIGJINALITETIN E MEKULIPRESS. Kemi shumë nevojë për mbështetjen tënde, i dashur lexues. NA NDIHMO sot, të paktën edhe me 1 Euro!