Përfaqësuesja e Kosovës në kuadër të femrave do të përballet sot kundër asaj të Rusisë si mysafirë, në stadiumin “Emirhan Sport Center”, me fillim nga ora 17:00.

“Dardanet” kanë zhvilluar seancat e fundit stërvitore mbrëmë në Manavgat, ku përzgjedhësja Afërdita Fazlija së bashku me shtabin e saj teknik provuan disa skema të reja, ku ndër to vlen të përmenden kundër-aksionet dhe punuan më shumë rreth repartit të mbrojtjes, duke e njohur kundërshtarin që nga ndeshja e parë.

Në kuadër të futbollit për femra, Kosova luan sot për kualifikime drejt garës së Euro 2021, ku ndeshja kundër Rusisë do të jetë e parafundit, ku xhiron e 10 do ta mbyll me përballje kundër kombëtares nr.2 në botë, Holandës.

Ju pëlqen!

Përfaqësuesja e Kosovës gjendet në Grupin A, ku pas tetë xhirosh ka arritur të tubojë gjithsej 10 pikë me tre fitore, një barazim dhe katër humbje, kështu duke u radhitur e katërta në grup me vetëm dy pikë larg vendit të tretë, Sllovenisë.

©MekuliPress/ Ndaje artikullin me familjen dhe miqtë tuaj. MekuliPress mbetet e pandikuar nga partitë politike. FOTO: No copyright infringement is intended.