Përfaqësuesja e Kosovës luan sot (e mërkurë) në udhëtim te Kombëtarja e Spanjës në kuadër të ndeshjeve kualifikuese për Kupën e Botës “Katar 2022”.

Dardanët kanë udhëtuar tashmë dhe janë gati për ndeshjen e dytë kualifikuese të vlefshme për Grupin B, ndeshje të cilën do ta luajnë ndaj Spanjës.

Ky takim pritet të zhvillohet nga ora 20:45 në Estadio La Curtaja de Sevilla dhe do të synohet maksimumi nga të dyja ekipet përfaqësueses.

Ju pëlqen!

Ekipi i drejtuar nga Challandes nisi kampanjën kualifikuese me një humbje në shtëpi nga Suedia me rezultat 3-0 dhe presin rezultat pozitiv nga ky udhëtim shumë i vështirë.

Në anën tjetër, ekipi i Luis Enriques do të synojë një fitore më të lehtë sesa ajo e fundit ndaj Gjeorgjisë.

Ndeshja tjetër e Grupit B është ajo në mes të Greqisë dhe Gjeorgjisë, ndërsa Suedia pushon, pasi janë vetëm pesë ekipe pjesë e grupit.

©MekuliPress/ Ndaje artikullin me familjen dhe miqtë tuaj. MekuliPress mbetet e pandikuar nga partitë politike. FOTO: No copyright infringement is intended.