Florian Kamberi e ka zgjedhur Shqipërinë për të luajtur para Kosovës, por deklaratat e familjarëve të tij se “Dardanët” nuk ishin të interesuar për të i ka mohuar menaxheri i përfaqësueses së Kosovës, Bajram Shala.

Menaxheri përfaqësueses së Kosovës, Bajram Shala në një prononcim për RTV Dukagjini theksoi se ai personalisht e kishte kontaktuar futbollistin, por ai nuk ishte i gatshëm për të zgjedhur Kosovën.

Kamberi do të jetë pjesë e listës së selektorit të kombëtares shqiptare Edy Reja për dy ndeshjet e muajit nëntor ndaj Andorrës dhe ndaj Francës.

Ndoshta ju pëlqen!
Loading...

“Floriani ka dhanë disa herë deklarata që është i hapur për t’iu bashkuar 3 kombëtareve; Kosovës, Zvicrës dhe Shqipërisë. Vetëm Kosova nuk është lajmërua. Por, për ne si familje, por edhe për vetë Florianin është e njëjtë të luash si për Kosovën ashtu edhe për Shqipërinë”, ka thënë një burim nga familja Kamberi.

Sulmuesi Kamberi luan për klubin skocez, Hibernian, ndërsa gjatë karrierës së tij ka luajtur edhe për Grasshoper dhe Karlsruher SC. Ai e ka përfaqësuar Kombëtaren e Zvicrës në nivelin U-21.

Ndoshta ju pëlqen!/MekuliPress/ Nëse keni shijuar këtë artikull, ndajeni atë me familjen dhe miqtë tuaj! MekuliPress mbetet e pandikuar nga partitë politike. Na ndihmoni!
Loading...