Përfaqësues të BE-së dhe ShBA-së e kanë pëshëndetur heqjen e të gjitha tarifave ndaj Serbisë nga qeveria Kurti. Disa kanë përshëndetur direkt dhe indirekt edhe qasjen e Kosovës përmes reciprocitetit. Ambasada e ShBA-së në Kosovë ka shprehur sot qëndrimin se i kundërshton barrierat jo tarifore të Kosovës ndaj Serbisë, të vendosura si masë reciprociteti. Kosova e ka bërë të qartë që këto masa hiqen nëse Serbia tregon vullnet të mirë. Serbia po insiston në këto masa. Kosova, me këto masa që janë ABC-ja e marrëdhënieve korrekte ndërkombëtare, thjesht po mbrohet prej politikave agresive të Serbisë. Është e rëndësishme që aleati ynë t’i shpjegojë publikut a i kundërtshton barrierat jo tarifore të Serbisë ndaj Kosovës, a është dakord që Serbia të vazhdojë me fushatën e çnjohjeve të pavarësisë së Kosovës? Gjithashtu është e rëndësishme të risjellim në vëmendje deklaratën e kryetarit të Komisionit për Marrëdhënie me Jashtë në Kongresin amerikan, Eliot Engel, ende para se të hiqeshin tarifat, i cili deklaroi:

“Për më tepër, presioni i vënë mbi Prishtinën për tarifat e saj është shumë i pabalancuar. Diplomatët serbë janë duke e shëtitur globin, për t’i nxitur shtetet që ta çnjohin pavarësinë e Kosovës dhe Serbia është duke i thelluar raportet e saj me Moskën, teksa po blen sasi të konsiderueshme armatimi rus. Në të vërtetë, sipas Ligjit të Sprapsjes së Kundërshtarëve të Amerikës përmes Sanksioneve (CAATSA), i miratuar nga Kongresi pas ndërhyrjes ruse në zgjedhjet e 2016-tës, këto blerje armësh kërkojnë prej Administratës që të vëjë sanksione mbi Serbinë.”

Mekuli Press është në prag të mbylljes. Kemi nevojë për mbështetjen tënde, i dashur lexues. Na ndihmo sot edhe me vetëm 1 Euro! - FOTO: No copyright infringement is intended.