Në një kohë të tillë pandemie, shteti luan rol kryesor në ndihmë të qytetarëve të cilët nuk kanë mundësi ekonomike, pasi mund të kenë humbur punët e tyre si pasojë e krizës.

Debati i ndihmave vijon të mbetet një nga debatet më të nxehta në opinionin publik, ku maxhoranca thotë se janë ndihmuar mijëra familje, e aktorë të tjerë politikio-socialë thonë të kundërtën. Ndërkohë propaganda nuk mungon, edhe në kohë krize.

Sakaq, gazetari Lenc Pisha ka reaguar i revoltuar në rrjete sociale, ku tregon një foto në të cilën shihen nëntë persona, vetëm për t’i dhënë një pako me ushqime një të moshuari. Ndërkohë që një person nga stafi, shihet teksa fotografon burrin e dalë tek dera, me pakon te këmbët..

Ju pëlqen!

“Nuk di si t’ja vë emrin kësaj fotoje… 9 veta për 1 pako…Zot na fal…jam pa fjalë…”, shkruan gazetari në facebook.

Ndoshta ju pëlqen!/MekuliPress/ Ndaje artikullin me familjen dhe miqtë tuaj. MekuliPress mbetet e pandikuar nga partitë politike! FOTO: No copyright infringement is intended.