Soda e bukës ka përdorime të shumta përtej asaj që mund t;ju nevojitet në kuzhinë. Mund ta përdorni dhe për trupin tuaj dhe do të çuditeni se sa mund t’ju ndihmojë ajo për:

Fryrjen e këmbëve: Pas të 30-ave  njerëzit fillojnë të përjetojnë ënjtje të këmbëve. Si rregull, kjo ndodh për shkak të sasisë së tepërt të kripës në indet e trupit. Soda e bukës ndihmon për të shpëtuar nga  këmbët e fryra. Përzieni 1.5 lugë gjelle të sodës së bukës me 1 filxhan ujë të ngrohtë. Vendosni çorape pambuku në këtë përzierje shtrydhini dhe vishini duke i lidhur me letrën e kuzhinës në mënyrë që  mos të lagni ambientin. Mund ti mbani gjithë natën ose për disa orë.
/MekuliPress.com/ 
Shpërndaje dhe Pëlqeje MekuliPress 

Për pikat e zeza dhe si skrab: Kjo kuti  sode buke mund të përdoret dhe për pikat e zeza, ndihmon për të neutralizuar pH e lëkurës tuaj, kështu që ajo do të fillojë prodhimin e pakët të yndyrës, dhe përfundimisht, pikat e zeza nuk do të krijohen më.
Shpërndaje dhe Pëlqeje MekuliPress 

Kështu që do të duhet:

Përzieni sodën e bukës dhe ujë për të formuar një paste.

Lani fytyrën tuaj me ujë të ngrohtë për të hapur poret.

Aplikoni pastën në zonat e pikave të zeza.

Pastaj masazhojeni atë në lëkurën tuaj dhe lëreni në lëkurë.  

Pastrojeni me ujë të ngrohtë dhe spërkatni fytyrën me ujë të ftohtë për të zvogëluar poret.

Për të hequr njollat e verdha të djersës:  përzieni 2 lugë gjelle sode buke, 4 lugë peroksid hidrogjeni dhe 1 lugë detergjent të lëngshme. Aplikoni përzierjen në njollë dhe lëreni për 15-20 minuta.

Për të larë pjatat:  do t’ju nevojitet 1 lugë gjelle sode buke, 1/2 filxhan kripë dhe 1/3 filxhan acid limoni. Përzieni të gjithë përbërësit në një tas të madh dhe shtoni 2-3 lugu gjelle të një lëngu për larjen e enëve. Përziejeni mirë substancën dhe lini atë për 1,5 deri në 2 orë.

/MekuliPress.com/ 
Shpërndaje dhe Pëlqeje MekuliPress