John Leland,  gazetar investigativ i “New York Times”, në vitin 2015 vendosi të rrëfejë jetët e disa të moshuarve, në librin “Të zgjedhësh të jesh i lumtur” “Nëse do të jesh i lumtur, mëso të mendosh si një i moshuar”. Duke si një këshillë e çmendur,  duke parë se të moshuarve  në përgjithësi u shoqërizohen ndjenja të një natyre krejt tjetër: trishtim, dhimbje, sëmundje, vetmi, mërzi, humbje…

Do e besoni nëse do t’ju bjerë në dorë libri “Të zgjedhësh të jesh i lumtur”  nga  John Leland. Autori kaloi 12 muaj me gjashtë mbi 85-vjeçarë të vetmuar. Rezultati përmblidhet me një fjali të David Bowie: “Plakja është një proces i jashtëzakonshëm, virtyt nga i cili bëhesh njeriu që ishe i destinuar të bëheshe”
Shpërndaje dhe Pëlqeje MekuliPress

Jonas Mekas, 95 vjeç

Gjashtë të moshuarit bëhen mjeshtër të jetës falë marrëdhënies së afërt me vdekjen dhe secili ka një leksion për të ndarë. Ai vit i jetuar mes klinikave, azileve, karrigeve me rrota, qendrave ambulatore e çudi të tjera, i ndryshoi rrënjësisht jetën dhe humorin autorit. Për të mirë, sigurisht. I solli edhe sukses, madje: 100 mijë kopje të shitura në dy muaj. Në themel të së gjithës qëndron pyetja: A ka vallë një prag përtej së cilit nuk ia vlen të jetohet?

Helen Moses, 93 vjeç

Fredi, 87 –vjeçar, veteran lufte, qejfli, është i bindur se periudha më e lumtur e jetës së tij është “sot”. Helena është në një shtrat spitali: është 90-vjeç, ka mbetur vejushë pas 57 viteve martesë dhe për të parën herë ka rënë vërtet në dashuri, ndjenjë që i kthehet deri në çmenduri nga Houi, i cili lëviz me bastun.
Shpërndaje dhe Pëlqeje MekuliPress

Xhoni, i dëshpëruar prej vdekjes së shoqes së një jete, shpreson ta ndjekë më së shpejti. Ping, 89 -vjeçarja  luan mahjong me mikeshat dhe shijon pleqërinë, me më pak strese se vitet e punës dhe asistenca e burrit. Ruthi, plaka kokëfortë, 91 vjeçare, rinis jetën në një shtëpi të re të moshuarish , në Bruklin. Jonasi, në fund, është 92 –vjeç dhe ka energjinë e  tre tridhjetëvjeçarëve: nuk resht së punuari, së dali mbrëmjeve dhe  së takuari shokët.

Ruth Willig, 94 vjeç

Këta të moshuar nuk i përkasin klishesë së pleqve të shkathët, përmes të cilëve na del frika nga plakja. Krejt në të kundërt. Janë njerëz normalë, për të cilët mosha e katërt nuk është tjetër veçse një fazë e jetës, si të tjerat.
Shpërndaje dhe Pëlqeje MekuliPress

Duke i takuar për një vit rresht, Leland ka përvetësuar urtësinë e të moçmëve, të humbur në këtë shoqërinë tonë, ku kërkohet sterilizimi i plakjes dhe vdekjes. Strategjitë e ndryshme të jetës së gjashtë protagonistëve të tij mblidhen praktikisht në një: kushtoja kohën dhe energjitë që të mbeten gjërave që mund të bësh ende dhe mos vajto atë që nuk mund të bësh dot.

Ping Wong, 92 vjeç

Në një çast, Ping thotë:  “Kur je e moshuar duhet të kërkosh të jesh e lumtur. Ndryshe plakesh edhe më shumë.” Përse të mos nisim ta bëjmë më herët, atëherë? Hapi i parë është të imagjinosh një jetë të bukur në moshën e  shkuar.

Mendojeni veten si 90-vjeçarë të lumtur dhe vizualizoni  hapat për të mbërritur deri aty. Duket  se bën punë. Sepse, “të jesh i moshuar është gjëja fundit që do të bëjmë dhe mund të na mësojë të jetojmë më mirë, duke nisur nga tani.” /MekuliPress.com/ 
Shpërndaje dhe Pëlqeje MekuliPress