BBC do të filoj shërbimin e radios me valë të shkurtra në Ukrainë dhe Rusi. Ky hap na kujton lajmet e BBC që informonin europianët në luftën e dytë botërore atëherë kur propaganda e nazistëve dominonte me dezinformata dhe me propagandë në Europë, shkruan MekuliPress.

Edhe sot për të arritur audiencën në gjithë Ukrainën dhe pjesë të Rusisë, BBC do të fillojë një transmetim ditor me valë të shkurtra për të siguruar aksesin dhe “rezistencën e operacioneve të lajmeve”.

“Shpesh thuhet se e vërteta është viktima e parë e luftës. Në një konflikt ku dezinformimi dhe propaganda janë të përhapura, ekziston një nevojë e qartë për lajme faktike dhe të pavarura që njerëzit mund t’i besojnë – dhe në një zhvillim të rëndësishëm, miliona të tjerë rusë po i drejtohen BBC-së.”, shprehet drejtori gjeneral Davi, përcjell MekuliPress, BBC-në.

“Ne do të vazhdojmë t’i japim popullit rus qasje në të vërtetën, sido që të mundemi.”

Gjatë gjithë konfliktit, shërbimet ukrainase dhe ruse të BBC-së po ofrojnë gjithashtu përditësime të drejtpërdrejta në internet.

Dëgjuesit mund të vendosin marrësit e tyre në 15735 kHz nga ora 18:00-20:00 dhe 5875 kHz nga ora 00:00-02:00, me orën e Kievit. Radioja me valë të shkurtra është e vështirë për t’u ndërprerë ose censuruar. Radioja është gjithashtu e dobishme për komunikimet emergjente në rast se lidhja me internetin ose sinjali tjetër në radio humbet.