Në prag të kësaj sfide në konferencë për shtyp ka dalë trajneri i Turqisë, Senol Gynesh, i cili është shprehur, se skuadra e tij do të hyjë në fushë për të marrë fitoren: “Ne po mendojmë se çfarë duhet të bëjmë për ta fituar këtë ndeshje. Për Shqipërinë kjo ndeshje do të jetë si një finale. Duhet të jemi një ekip që luan me zemër, të palodhur dhe të ndihmojmë njëri-tjetrin. Jemi entuziastë dhe shpresoj se të gjithë do ta shijojnë ndeshjen e nesërme. Pres që shumë tifozë të na mbështesin në stadium.

E gjithë Turqia pret suksesin tonë, ne do të përpiqemi të tregojmë më të mirën tonë dhe t’iu japim suksesin që prisni. Më e mira për ne është që të marrim 6 pikë në këto dy ndeshje, por edhe 4 pikë mund të jenë të mjaftueshme. Ne kemi punuar shumë në stërvitje, por do të preferoja që lojtarët të luajnë të bashkuar, si në ndeshjen kundër Francës.”, u shpreh Gynesh.