Në kuadër të përfshirjes teknologjike të mundshme të kompanisë kineze “Huawei” në ndërtimin e rrjetit 5G në Gjermani, SHBA kërcënon me kufizimin e bashkëpunimit në fushën e inteligjencës.

Sipas „Wall Street Journal“ ambasadori amerikan në Gjermani z. Rixhard Grenell i shkroi një letër ministrit gjerman të ekonomisë z. Peter Altmaier të premten e kaluar dhe, e kërcënoi ate me ndërprerjen e bashkëpunimit ekzistues të inteligjencës nëse i mundësohet kompanisë më të madhe kineze që të merr pjesë në ringritjen e rrjetit 5G në Gjermani.  Një pranim i një letre të tillë u konfirmza edhe nga Ministria Federale gjermane e  Ekonomisë, letër e cila tani do të shqyrtohet.

Sekretari amerikane i shtetit Mike Pompeo kishte thënë këtë paralajmërim disa javë më parë në adresën e shteteve që ishin duke marrë parasysh përdorimin e teknologjisë “Huawei”. Në qoftë se një shtet e instalon këtë teknikë në infrastrukturën e saj kritike, SHBA nukd mund të ndajnë informacionin me këtë shtet, kishte thene Pompeo.

Presidenti amerikan Donald Trump ka nënshkruar një ligj në gushtin e vitit të kaluar që e ndalon qeverinë dhe kompanitë amerikane që të mbajnë transaksione dhe bashkëpunim me kompanitë që kanë të integruar në një masë të konsiderueshme teknologji “Huawei”. Qeveria e SHBA-së dyshon se lider botëror në rrjetet celulare mbanë lidhje të ngushta me qeverinë kineze dhe abuzon duke i përdorur telefonat celularë për spiunazh në favor të pushtetit në Kinë. Frikë jo edhe e pa bazë, ngase sipas ligjit kinez, kompania në fjalë është të detyruar të bashkëpunojnë me qeverinë në Pekin, kur është fjala për sigurinë kombëtare.

“Huawei” është një nga furnizuesit kryesorë të pajisjeve të telekomunikacionit në botë, duke përfshirë edhe për zhvillimin e rrjeteve celulare 5G. Standardi i ri ka për qëllim që të hapë rrugën për një gamë të teknologjive të ardhmen.

Burimi: Wall Street Journal

/MekuliPress/ Nëse e keni shijuar këtë artikull, ndajeni atë me familjen dhe miqtë tuaj! MekuliPress mbetet e pandikuar nga partitë politike.
Loading...
[wpedon id=16879]