Ish presidenti amerikan foli për procesin e tij të vendimmarrjes gjatë qeverisjes në një ngjarje në San Francisko e organizuar nga kompania teknologjike Splunk.

Së pari, Obama tha, ju duhet të “siguroheni që keni një ekip me një larmi mendimesh që ulet përreth jush”.

“Gjëja tjetër e dobishme është që nuk duhet të shikoni televizionet ose të lexoni mediat sociale,” tha ai. “Këto janë dy gjëra që unë do t’i këshilloja. Kjo krijon shumë zhurmë dhe ndikon në gjykimin tuaj.”

Obama tha se për shkak se ka kaq shumë informacion, përfshirë “opinionin të përfunduar si fakt” dhe lufta për klikime, është e rëndësishme që të krijohet një ekip i cili siguron informacionin dhe kontekstin e problemit.

“Ndikimi te një grup i caktuar njerëzish në krahasim me atë çka nevojë vendi do të sjellë marrjen e vendimeve në një mënyrë jo të shëndetshme,” përfundoi Obama. /MekuliPress/ Nëse e keni shijuar këtë artikull, ndajeni atë me familjen dhe miqtë tuaj!