Ilir Muharremi, kritik i artit

Buzëqeshja e lehtë e pajtorit dhe njeriut më paqësor e shpirtëror të Anton Çetës mbeti e ngrirë ndër buzë idhnake e plot mllef. Drita e tij sikur ajo e hënës që shfaqej nën qerpikun e tokës së mllefosur, plagosur, plot mllef dhe urrejtje që po na vështron me ata sy të mëdhenj drejt tokës që ende qëndrojnë ombrellë mbi urrejtjen e njëri -tjetrit dhe etjes për pushtet, dhe shpirti i tij shkrihej për të mirën tonë për dashurinë ndaj njerzimit për themelimin e paqes dhe askush nuk ofroi metër katrorë për shtatoren dhe hijen e tij. Katedrala bëri gjestin human atë të cilin duhej ta bënte shteti. Njeriu të paqes i ofroi hapësirën për ndriçimin dhe zërin e pajtimit mbi këtë ferr të kapluar ndër ne. Hapësira jote është në çdo shesh të Kosovës e jo vetëm pranë Fakultetit të Filologjisë, ndonëse me idealja do ishtë afër Bibliotekës Kombëtare, pranë Kampusit të Universitetit dhe shikimi yt ëngëllot drejt Katedrales.

Institucionet tjera ende jetojnë në mosbesim ndaj teje Anton sepse ju dhimbset një metër vend. E tani e pastruan veten si shkak i reagimit të familjarëve dhe po u dashka aq shumë debat të zëshëm për një njeri meritor dhe paqësor? Për duart tua, shpirtin tënd, për dhuntin e paqes dhe pajtimit që ishte një kurë për plagët e këtij populli nuk duhet as një sekond të diskutohet për hapësirën në të cilën do të ndriçonte pishtari dhe njeriu më i urtë. Përmes hijes tënde do të shfaqet ajo buzëqeshje e largët e munguar dhe e harruar nga të pangopurit dhe lakmitarët të cilët nuk e njohin më as veten.
Shtatorja e pajtorit meriton drapëri perfekte të natyrshme ashtu siç e kishte. Fytyra e tij duhet të jetë e gdhendur me atë buzëqeshje të lehtë, ndërsa sytë me lëshimin e dritës dhe perdes së pajtimit. Skulptori i cili mëton të njoftoj shpirtin tënd duhet ai vetë të jetë në shkallën e njëjtë të paqes dhe mirësisë. Ndonëse ai kopjon thesarin e brendësisë së shpirtit. Jo çdo kush mund ta shfaq mishin, eshtrat,hijen dhe shpirtin e njeriut më human. Jo çdo realizëm është art dhe çdo lustrim i fytyrës dhe kostumit shpërfaq karakterin estetik të Çetës. Perfeksioni i gjestit dhe dritës duhet të jetë mu ai si i Mikellanxhellos në skulpturë, ndërsa kompozicioni i biografisë tënde. Mos të mashtrohemi me skulptura që ngjajnë me ato kukulla që shiten nëpër dyqane lodrash të fëmijëve.
Për shtatoren e pajtorit Çeta duhet të hapet konkurs edhe ndërkombëtar dhe të zgjedhet buceta më e merituar.
Shpresoj që shtatoren e Anton Çetës ta përjetësoj ndonjë skulptor i merituar dhe i dëshmuar.

©MekuliPress/ Ndaje artikullin me familjen dhe miqtë tuaj. MekuliPress mbetet e pandikuar nga partitë politike. FOTO: No copyright infringement is intended.