Për një debat logjik, të shëndoshë, e më të mirë për hapsirën publike, si në Tiranë e po ashtu edhe në Prishtinë, MekuliPress gazetarëve dhe (pa)kryeredaktorëve të mediave shqipe u këshillon që të fillojnë me këto veprime:

1. Shfuqizimin e diktaturës së opinionistëve/analistëve. Le të kemi më pak “gazetarë-specialistë”, të cilët do t’i tregoni popullit “të vërtetën”.

2. Hedhja në plehra e shumë udhëheqësve të “emisononeve debatuese”, që paguhen me mijëra euro nga grupet e ndryshme të interesit dhe nga partiakucët.

3. Të krijohet hapsirë dhe kohë për debatet me mundësi spjegimi e argumentimi të mëtejshme publike për çështjet më komplekse kombëtare.

4. Ringritja e informimit publik si dhe bërja e disa programeve televizive, të cilat kanë të bëjnë për të gjitha çështje politike, – çfarë palët mendojnë rreth tyre, e jo për politikanët dhe lojërat në mes tyre- .

5. Më shumë debat për media në media. Është koha e fundit që gazetarët të zgjasin mandatin e tyre për kritikën dhe të jenë kritik për gazetarë të tjerë.”