Prof. dr. Hysamedin Feraj

Për ne, amerikanët që humbën jetën me 11 shtator 2001 në New York janë viktima.
Për Grenellin tridhjetëfishi i të varëve nga çifti Millosheviç-Vuçiq në Ballkan janë vetëm perceptim!
Sa hapa e ndajnë nga konsiderimi i Holokaustit thjesht perceptim hebraik?
Grenelli e konsideron mençuri realiste marrëveshjen tonë me vrasësin për me na hap vende pune.
Sa hapa e ndajnë nga këshillmi Trumpit, si mençuri realiste, marrëveshjen me Al Qaedan për me iu hap vende pune amerikanëve?
Sot në SHBA po kryhen veprimtari simbolike për kujtimin e viktimave, por Grenelli vetëm neve na ka treguar që simbolizmi nuk i paguan qiratë, ndërsa puna po.
Lavdi viktimave të agresorëve!
Ndoshta ju pëlqen!/MekuliPress/ Ndaje artikullin me familjen dhe miqtë tuaj. MekuliPress mbetet e pandikuar nga partitë politike! FOTO: No copyright infringement is intended.