Për Kultin e Albin Kurtit
Sali Bytyqi

Që tri dekada kemi ngritur lloj-lloj kultesh, prej kultit të qyqes atdheshpëtuese e deri te kulti i njerëzve të pangopshëm, që të kujtojnë bajlozët e folklorit, të cilët kudo që shkelin, pas lënë shkretëtirën! I kemi ngritur dhe i kemi respektuar sikur t’i ketë dërguar vetë i Madhi!

Ndërsa tani të gjithë e kemi hapur gojën nga rreziku i ngritjes së kultit të Albin Kurtit!

Prandaj, edhe nëse të gjithë shqiptarët janë kundër kultit të Albin Kurtit, unë jam pro këtij kulti. Çfarë të keqe ka nëse ngrihet kulti i një njeriu të pakorruptuar, i një intelektuali të vërtetë, i një njeriu që është në gjendje të sakrifikojë për dinjitetin personal dhe atë kombëtar?!
PËR T’U NGRITUR NGA BATAKU KU KA RËNË SHOQËRIA “KOSOVARE”, KULTI I ALBIN KURTIT ËSHTË MË SE I DOMOSDOSHËM TË NGRIHET TANI.