Shoqata e Gazetarëve të huaj në Zvicër dhe Liechtenstein-APES (Association de la Presse Étrangère en Suisse et au Liechtenstein) me seli ne Gjenevë e cila vepron prej 90 vitesh, ka zgjedhur sot si kryetarin e saj të ri shqiptarin nga Presheva, Nefail Maliqi.

Kjo shoqatë që numëron rreth 200 gazetarë nga e gjithë bota, ka bërë një përzgjedhje historike pasi është hera e parë që një gazetar shqiptar vendoset në kryesinë e saj.

Nefail Maliqi gjatë intervistave për mediat zvicerane deklaroi se “ ky është një sukses jo vetëm i imi, por ne përgjithësi i gazetarisë shqiptare, kur për herë të parë në kryesinë e një shoqate ndërkombëtare zgjidhet një gazetar nga Ballkani”.

Ju pëlqen!

Në eksperiencën e tij 20 vjeçare ai ka punuar në shumë media prestigjioze në vendin e tij por edhe të huaja si TV Shkupi, Flaka dhe me pas për BBC, Deutsche Welle, The Geneva Post, Top Channel, Bota Sot, Tribune de Geneve si dhe ATSH, RTV 21 dhe Presheva Jone etj.

Maliqi njihet si një ndër gazetarët më aktiv në diasporën shqiptare duke kontribuar në procese shumë delikate sikurse sensibilizimi për çështjen e Kosovës dhe jo vetëm.

MekuliPress është në prag të mbylljes. MBËSHTETE SOT GAZETARINË E PAVARUR DHE ORIGJINALITETIN E MEKULIPRESS. Kemi shumë nevojë për mbështetjen tënde, i dashur lexues. NA NDIHMO sot, të paktën edhe me 1 Euro!