Pas paralajmërimit gjatë javës së kaluar për mbajtjen e edicionit të parë të Shqip Up Comedy Festival, nga organizatorët sot është publikuar edhe programi i plotë me artistët pjesëmarrës, të cilët tashmë e kanë konfirmuar pjesëmarrjen.

Moderimi do të bëhet nga aktori i famshëm nga Kosova dhe shoumeni Fatmir Spahiu, së bashku me modelen dhe gazetaren Alisa Buzhala.

Nuk do të përmbahemi nga të qeshurat me performancën nga aktorët që tashmë kanë bërë emër në fushën e Stand Up komedisë, por edhe në teatër dhe film, si: Avni Shkodra, Ernest Zymberi, Artan Ibishi, Kushtrim Qerimi, Hasim Memishi – Sopi, ndërsa Olivia isch Programm do të performojë në gjuhën gjermane.

Ju pëlqen!

Një ngjarje e tillë asesi nuk mund të paramendohet të bëhet pa muzikë të mirëfilltë që do të performohet nga Trioja e famshme nga Kosova “Dont listen to your Neighbours”.

MekuliPress është në prag të mbylljes. MBËSHTETE SOT GAZETARINË E PAVARUR DHE ORIGJINALITETIN E MEKULIPRESS. Kemi shumë nevojë për mbështetjen tënde, i dashur lexues. NA NDIHMO sot të paktën edhe me 1 Euro!