Real Madrid është shpallur kampion i La Liga për herë të 34-të në historinë e vet.

Los Blancos e arritën këtë triumf pas fitores në ndeshjen e parafundit ndaj Villarreal me rezultat 2:1, gjë që i garantoi titullin një lojë pa përfunduar kampionati.

Heroi i këtij takimi ishte Karim Benzema (29′ 77′) që realizoi dy gola, duke shkuar në kuotën e 21 golave në kampionat sivjet, dy më pak se lideri Messi.

Ju pëlqen!

Iborra (84′) shënoi për mysafirët, të cilët pozicionohen në pozitën e pestë në tabelë.

Skuadra e Zinedine Zidane nuk fitonte titullin e ligës që nga sezoni 2016/17, derisa është klubi më i trofeshëm me 34 sosh.

Lexo po ashtu:  Messi kundër 210 milionë brazilianëve
MekuliPress është në prag të mbylljes. Kemi shumë nevojë për mbështetjen tënde, i dashur lexues. NDIHMO sot median e pavarur dhe origjinalitetin e MekuliPress. Dhuro SOT, të paktën, edhe 1 Euro! Faleminderit!