Reperi i njohur 47-vjeçar, Eminem, i cili është baba i tri vajzave, e ka pranuar se më së shumti ndihet krenar për mënyrën si i ka rritur fëmijët e tij.

Eminem e ka një vajzë 24-vjeçare, Hailie, me ish-bashkëshorten, Kimberly Scott, si dhe i ka adoptuar dy vajzë të tjera, 17-vjeçaren Whitney të cilën Scott e kishte nga një lidhje tjetër, dhe 26-vjeçaren Alaina e cila është fëmija i motrës binjake të Scottit, transmeton Koha.

Duke folur në emisionin e Mike Tysonit, “Hot Boxin”, Eminem tha: “Hailie është 24-vjeçare, nuk ka fëmijë por e ka një të dashur. Ajo është shumë mirë, ka diplomuar nga kolegji dhe më ka bërë shumë krenar në jetë. Po ashtu e kam një mbesë të cilën e kam rritur dhe e konsideroj si vajzën time. Ajo është 26-vjeçare. Si dhe e kam një vajzë pak më të re në moshë, e cila sapo i ka mbushur 17 vjet. Prandaj, kur mendoj për arritjet e mia në jetë, mund të them se më së shumti ndihem krenar për mënyrën se si i kam rritur vajzat.”

Ju pëlqen!

Ylli i hitit “Lose Yourself” gjithashtu e pranoi se është siguruar që fëmijët e tij të qëndrojnë me këmbë në tokë.

“Është me rëndësi t’i mbash fëmijët me këmbë në tokë, sidomos kur gjenden në një situatë sikur e imja. Mendoj se duhet kujdesur t’i rrisësh ata me modesti,” përfundoi Eminem.

Reperi i njohur për hite të shumta përfshirë këngën e fundit “Godzilla”, emri i vërtetë i së cilit është Marshall Mathers III, insiston se nuk është e vërtetë që paraja e blenë lumturinë në jetë. Sipas tij, mund të jesh njeriu më i pasur në botë dhe sërish të ndihesh i “pavlerë”.

Ndoshta ju pëlqen!/MekuliPress/ Nëse keni shijuar këtë artikull, ndajeni atë me familjen dhe miqtë tuaj! MekuliPress mbetet e pandikuar nga partitë politike!