Më 28 nëntor, të hënën të gjitha institucionet publike do të jenë në pushim.

Kjo është bërë e ditur përmes një njoftimi nga MPB.

“Duke u bazuar në Ligjin Nr. 03/L-064 për Festat Zyrtare në Republikën e Kosovës, ju njoftojmë se për nder të Festës së 28 Nëntorit, dita e hënë 28 nëntor 2022, do të jetë ditë pushimi”, thuhet në njoftimin e MPB-së.

MekuliPress është në prag të mbylljes. MBËSHTETE SOT GAZETARINË E PAVARUR DHE ORIGJINALITETIN E MEKULIPRESS. Kemi shumë nevojë për mbështetjen tënde, i dashur lexues. NA NDIHMO sot të paktën edhe me 1 Euro!