Për ata që nuk e dinë….

Kush bëhet vonë prind, është më i lumtur. Në këtë konkluzion ka dalë një studim i fundit i Institutit per Demografi ne Gjermani. Janë pyetur gjithsej 7000 vetë dhe ka rezultuar se prinderit mbi moshën 34 vjeçare janë më të kënaqur se më të rinjtë.

Shkencetaret kane hulumtuar se si ndryshon niveli i lumturisë, kur bëhesh me fëmijë. Dhe ky nivel rritet tek prindërit e moshuar më shumë se tek ato në moshë më të re. Po sipas këtij hulumtimi shkencor, fëmija i parë e rrit shumë nivelin e lumturisë. I dyti një çikë më pak, ndërsa i treti aspak.(behet fjale per prinderit ne Gjermani).

Ju pëlqen!

Por e rëndësishme është të theksohet: se si studjues ata nuk kanë recetë për të qënit i lumtur./Huazuar nga profili ë fb i Mimoza Cika – Kelmendi/

Lexo po ashtu:  Fragment nga libri “Vishe këmishën e njeriut të lumtur”. Si të mësoni ta doni veten tuaj?
MekuliPress është në prag të mbylljes. Kemi shumë nevojë për mbështetjen tënde, i dashur lexues. NDIHMO sot median e pavarur dhe origjinalitetin e MekuliPress. Dhuro SOT, të paktën, edhe 1 Euro! Faleminderit!